Pentagoni: Mjetet ushtarake amerikane mbeten në Lindjen e Afërt derisa Izraeli debaton për përgjigje ndaj sulmit iranian
- Mjetet shtesë ushtarake amerikane të cilat ishin zhvendosur në Lindjen e Afërt para sulmit të Iranit ndaj Izraelit qëndrojnë në vend, deklaroi sot zëdhënësi i Pentagonit, gjeneral-majori Pat Rajder.
- Post By Arta Bunjaku
- 22:41, 15 prill, 2024

Uashington, 15 prill 2024 (MIA) - Mjetet shtesë ushtarake amerikane të cilat ishin zhvendosur në Lindjen e Afërt para sulmit të Iranit ndaj Izraelit qëndrojnë në vend, deklaroi sot zëdhënësi i Pentagonit, gjeneral-majori Pat Rajder.
Komentet e Rajderit vijnë përderisa Izraeli po debaton për hakmarrje të mundshme për sulmin e Iranit.
"Siç deklaroi (sekretari i Mbrojtjes, Llojd Ostin), edhe publikisht, edhe privatisht, nuk dëshirojmë të shohim eskalim, por dukshëm do t'i ndërmarrim masat e dosmosdoshme për t'i mbrojtur forcat tona në rajon dhe siç u tha gjatë fundjavës, do të ndërmarrim masa të domosdoshme për mbrojtjen e Izraelit", tha Rajder. ab/
Foto: ЕPА arkivi