• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Pentagoni lirohet nga përgjegjësia për fshehjen e diagnozës dhe shtrimin në spital të ministrit Ostin

Pentagoni lirohet nga përgjegjësia për fshehjen e diagnozës dhe shtrimin në spital të ministrit Ostin

Uashington, 27 shkurt 2024 (MIA) - Pentagoni ka publikuar rezultatet e një hetimi 30-ditor që liron efektivisht sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lojd Ostin, nga përgjegjësia  lidhur me fshehjen e shtrimit në spital në dhjetor dhe janar, raportojnë mediat britanike.

Raporti me siguri nuk do ta qetësojë zemërimin politik ose t'i heshtë seancat dëgjimore të pritshme të Ostinit nga kongresmenët amerikanë, më vonë këtë javë. Shefi i Pentagonit do të duhet të paraqitet para Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Dhomës për një seancë dëgjimore për këtë çështje.

Mediat britanike kujtojnë se Ostini nuk i ka treguar presidentit Xho Bajden për operacionin e tij të kancerit të prostatës në dhjetor dhe shtrimin në spital në janar.

Në raportin, i përgatitur nga përfaqësues të Pentagonit, thuhet se "asgjë e hetuar gjatë inspektimit nuk tregoi shenja të keqbesimit ose një përpjekje për të mbuluar situatën".

 Sekretari Ostin, gjithashtu, e ka shqyrtuar raportin.

Në fillim të këtij muaji, Ostin kërkoi falje që nuk i tregoi presidentit dhe zyrtarëve të lartë ushtarakë për diagnozën e fundit të kancerit të prostatës, duke shtuar se frika shëndetësore që përjetoi ishte një goditje e vërtetë për të.

Ligjvënësit nga të dyja partitë e kritikuan Ostinin për mos raportimin e diagnozës së tij dhe shtrimin në spital që pasoi. Disa republikanë të shquar, përfshirë ish-presidentin Donald Tramp, kanë bërë thirrje që Oustin të hiqet nga detyra. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

фото:МИА архива

QËNDRONI TË LIDHUR