• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Pentagoni kumtoi se ka filluar ndërtimi i portit të përkohshëm në Rripin e Gazës

Pentagoni kumtoi se ka filluar ndërtimi i portit të përkohshëm në Rripin e Gazës

Uashington, 26 prill 2024 (MIA) - Ushtria amerikane filloi të ndihmojë në ndërtimin e portit të përkohshëm në afërsi të brigjeve të Rripit të Gazës për të dërguar më tepër ndihma.

Janë përfshirë anije amerikane, deklaroi zëdhënësi i Pentagonit, Pet Rajder duke shtuar se "mendoj se indikacionet tani reale,, janë në fillim të majit, që porti të jetë gati.

Ndërkohë, vazhdon puna me komunitetin ndërkombëtar që të sillen rezerva të ndihmës në Rripin e Gazës përmes rutave të tjera, tha Rajder.

Qeveria amerikane në fillim të marsit kumtoi se ushtria amerikane planifikon të ndihmojë në formimin e portit të përkohshëm për të sjellë ushqim, ujë dhe medikamente në zonën e luftës në jehonën e gjendjes së jashtëzakonshme humanitare në territorin palestinez.

Plani ishte të ndërtohet port lundrues në afërsi të brigjeve ku do të mund të ankorohen anijet komerciale që sjellin ndihma. Mallrat më pas do të transferoheshin në anije të tjera dhe të sillen afër digës lundruese. Ato më pas do të shkarkoheshin aty.

Sipas mediumeve izraelite, sulmues të panjohur hodhën granata minahedhëse në portin e përkohshëm gjatë vizitës së të punësuarve në KB. Të dyshuar për sulmin janë militantët islamik palestinezë.

Rajder i konfirmoi raportet se disa granata ishin hedhur në lokacion, por tha se kjo nuk ka pasur ndikim ndaj planeve ndërtimore dhe ka ndodhur para se ushtria amerikane ta fillojë punën.

Rajder sërish në mënyrë të qartë bëri me dije se nuk ka plane që forcat amerikane të hyjnë në vetë Rripin e Gazës, i cili me muaj është nën rrethim nga Izraeli pas sulmit terrorist në Izrael. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR