• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Pentagoni i dërgoi Ukrainës raketa balistike me rreze të gjatë veprimi ATACMS

Pentagoni i dërgoi Ukrainës raketa balistike me rreze të gjatë veprimi ATACMS

Uashington, 25 prill 2024 (MIA) - SHBA-ja dërgoi sistem të ri të raketave me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë, konfirmoi Pentagoni. Kjo armë me precizitet të lartë është pjesë e pakos urgjente ushtarake për Ukrainën të cilën SHBA-ja e paralajmëroi para gjashtë muajve. 

"Presidenti Xho Bajden e angazhoi ekipin e tij që të dërgojë sisteme të raketave me rreze të gjatë veprimi pasi Rusia u furnizua me raketa balistike nga Koreja e Veriut dhe i përdori kundër Ukrainës", njoftoi Pentagoni.

"Sistemet taktike të raketave të ushtrisë, të njohura si ATACMS, do t'i ndihmojnë Ukrainës që t'i kërcënojë forcat ruse në cilëndo pjesë të territorit të okupuar ukrainas" shtohet në kumtesë. 

ATACMS është sistem raketor për drejtimin e raketave balistike me rreze të gjatë veprimi, me precizitet të lartë, me rreze veprimi prej 300 kilometrave, që mund të lansohet nga platformat mobile siç janë lansuesit raketorë HIMARS.

"Do të kujdesem që dërgesat të fillojnë menjëherë. Në orët e ardhshme do të fillojmë të dërgojmë pajisje për mbrojtje kundërajrore, municion artilerik për sisteme të raketave dhe automjete të blinduara në Ukrainë", tha Bajdeni në Shtëpinë e Bardhë.

Ai theksoi se ripërtëritja e rezervave të armës amerikane në Ukrainë është investim "jo vetëm në sigurinë e Ukrainës, por edhe në sigurinë e Evropës dhe sigurinë e vetë". 

Tetorin e kaluar Ukraina ka shpërndarë raketa ATACMS të cilat ishin nga SHBA-ja. Atëherë ato ishin modele me rreze veprimi prej rreth 165 kilometrave. Qeveria ukrainase kërkon raketa të cilat mund të godasin caqe shumë më të largëta. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s




QËNDRONI TË LIDHUR