Pentagoni: Dëmi ndaj Patriotit është minimal, edhe më tej mund të përdoret
- Dëmi i shkaktuar ndaj sistemit për mbrojtje antiraketore Patriot pas sulmit raketor rus në Kiev të martën është minimal dhe Ministria amerikane e Mbrojtjes ka dërguar specialistë të cilët pas ekspertizës vlerësuan se sistemi mund të përdoret edhe më tej.
- Post By Arta Bunjaku
- 18:36, 17 maj, 2023
Uashington, 17 maj 2023 (MIA) - Dëmi i shkaktuar ndaj sistemit për mbrojtje antiraketore Patriot pas sulmit raketor rus në Kiev të martën është minimal dhe Ministria amerikane e Mbrojtjes ka dërguar specialistë të cilët pas ekspertizës vlerësuan se sistemi mund të përdoret edhe më tej.
Këtë e deklaroi sot televizioni CNN duke iu referuar nëpunësve anonim nga Pentagoni.
SHBA-ja ka dërguar inspektorë të martën men jëherë pasi që forcat ukrainase i njoftuan se sistemi duket i dëmtuar, deklaroi nëpunësi.
"Sistemi ende është në gjendje të punojë dhe radari i Patriotit, një prej elementeve më të rëndësishme të sistemit, nuk është dëmtuar.
Nëpunësit shtuan edhe se nuk besojnë që Patrioti do të duhet të nxirret nga fushë-bteja për t'u riparuar.
Në kaudër të ndihmës ushtarake për Ukrainën, Uashingtoni i ndau Kievit gjithsej 20 Patriotë të këtillë, sisteme për mbrojtje antiraketore të cilët Ukraina i prëdorë në mënyrë efektive në kundërshtimin e disa sulmeve raketore ruse vjeshtën e kaluar dhe këtë pranverë. ab/