• e martë, 24 dhjetor 2024

Penov: Menaxhimi me mbeturina ende sfidë e madhe për ne

Penov: Menaxhimi me mbeturina ende sfidë e madhe për ne

Shkup, 8 qershor 2023 (MIA) - Menaxhimi me mbeturina ende është sfidë e madhe tek ne, edhe më tepër që në këtë sferë zbatimi i direktivave evropiane kërkon angazhim të resurseve të mëdha financiare, por edhe dituri. Për këtë shkak është me rëndësi të aplikohen zgjidhje të reja, të cilat në të njëjtën kohë do të bëjnë ndryshime në disa sfera, deklaroi ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov në prezantimin e hulumtimit të "Pakomak" për integrimin e grumbulluesve joformalë në ekonomi formale.

"E përshëndes iniciativën e 'Pakomak' për gjetjen e formave të reja inovative për menaxhim me mbeturina nga paketimi. 'Pakomak' është pionier në këtë sferë dhe me punën e saj, më shumë se një dekadë aktivisht kontribuon në ngritjen e ndërgjegjes tek qytetarët dhe ndryshimin e raportit ndaj mbeturinave. Varësisht nga trajtimi, mbeturinat nga paketimi mund të jenë ndotësi më masiv, ose megjithatë të krijojë vlerë të re përmes përpunimit të tij", shtoi ministri.

Siç thuhet në kumtesën e Ministrisë, "përmes formave të reja të organizimit, dobia mund të jetë më shumë dimensionale, në të njëjtën kohë të realizohen edhe qëllimet ekonomike dhe sociale dhe të kontribuohet për zhvllim inkluziv dhe të qëndrueshëm, ndërsa vlera e shtuar është në solidaritetin, në integrimin e grupeve të margjinalizuara në ekonominë formale dhe në ngritjen e standardit të shërbimit".

"Pastërtia publike është fotografia e parë, e cila e krijon përshtypjen për punën e pushtetit lokal dhe të shërbimeve lokale. Kjo iniciativë është nxitje e mirë që institucionet kompetente dhe vetëqeverisja lokale, secila me kompetencë të saj, të krijojë kushte të volitshme që të jetësohet ky koncept i organizimit", thuhet në kumtesë.

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale gjatë përkrahjes së projekteve për zhvillim të komunave dhe rajoneve planore, thuhet në kumtesë, "çdoherë insiston në parimet që dalin nga dokumentet strategjike evropiane dhe nga qëllimet zhvillimore të KB-së - zhvillim të barabartë, inkluziv, të qëndrueshëm dhe të gjelbër. Qasja e drejtë deri te të mirat publike dhe shfrytëzimi i tyre në mënyrë të qëndrueshme". bsh/

Foto: Ministra e Vetëqeverisjes Lokale

QËNDRONI TË LIDHUR