• e shtunë, 23 nëntor 2024

Pendarovski-Fiala: Angazhime për përforcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Republikën Çeke në planin bilateral, multilateral dhe në bashkëpunimin ekonomik

Pendarovski-Fiala: Angazhime për përforcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Republikën Çeke në planin bilateral,  multilateral dhe në bashkëpunimin ekonomik

Shkup, 29 gusht 2023 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Çekisë, sot në Pragë u takua me kryetarin e Qeverisë së Republikës Çeke, Petr Fiala, me ç'rast kanë këmbyer mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale mes dy shteteve, që gjatë tre dekadave të kaluara karakterizohen me bashkëëunim të gjerë në disa sfera me interes të ndërsjellë.

Siç kumtoi kabineti i presidentit, Pendarovski, duke e cekur Republikën Çeke si partner të rëndësishëm në NATO, KB dhe OSBE, e ka theksuar angazhimin nga ana e Maqedonisë së Veriut për përforcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Republikën Çeke, si në planin bilateral dhe multilateral, ashtu edhe në planin e bashkëpunimin ekonomik.

"Presidenti Pendarovski u falënderua për përkrahjen e kontinuar dhe parimore të Çekisë për procesin aderues të shtetit tonë në BE dhe ka shprehur pritje që ai të vazhdojë edhe në të ardhmen", qëndron në kumtesë.

Në takim, shtohet, janë këmbyer mendime për gjendjet e përgjithshme në rajonin më të gjerë, në kontekst të luftës në Ukrainë. bsh/

Foto: Kabineti i Presidentit

QËNDRONI TË LIDHUR