• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pendarovski-Borrell: Sytë e BE-së dhe të njerëzve nga Ballkani Perëndimor të drejtuara drejt Ohrit

Pendarovski-Borrell: Sytë e BE-së dhe të njerëzve nga Ballkani Perëndimor të drejtuara drejt Ohrit

Shkup, 17 mars 2023 (MIA) - Fqinjësia e mirë, marrëdhëniet e mira mes fqinjëve dhe bashkëpunimi rajonal mbeten elementet thelbësorë në procesin ne zgjerimit. Nëse vendet e Ballkanit Perëndimor duan të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian, kjo gjë është e mirë, ndërsa mes tyre duhet të keni raporte të mira dhe bashkëpunim të mirë rajonal, deklaroi Zhozep Borrell, përfaqësuesi i lartë i Komisionit Evropian pas takimit në vilën "Vodno" me presidentin Stevo Pendarovski.

Të dy konfirmuan se pjesa më e madhe e bisedimeve në takim i përkushtoheshin takimit të ardhshëm të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd, që do të mbahet nesër në Ohër, ndërsa do ta koordinojë Borrelli.

Pendarovski theksoi se bëhet fjalë për çështje jashtëzakonisht të rëndësishme rajonale, që shumë vite qëndron në axhendën e përgjithshme të Ballkanit Perëndimor dhe zgjidhja e së cilës, theksoi, mund të ndikojë që të ndihmojë për afrimin më të shpejtë të të gjithë rajonit, jo vetëm të palëve, që janë të involvuar, ndaj asociacioneve euroatlantike.  

 

"Për ne është jashtëzakonisht domethënëse që kjo seancë e rëndësishme pune e negociatave po zhvillohet në vendin tonë, konkretisht në Ohër, sepse edhe zoti Borrell e përmendi, ndoshta do ta përsërisë, është shenjë se Republika e Veriut. Maqedonia ndërkohë ka bërë kompromise të vështira, ka treguar sjellje atipike ballkanike dhe vitet e fundit ka funksionuar si një demokraci e vërtetë multietnike, gjë që është e rrallë edhe në kontekste më të gjera. Ne e perceptojmë këtë si një njohje të asaj që është arritur në periudhën e kaluar dhe natyrisht si një nxitje që forcat politike të brendshme të vazhdojnë me reformat, me reformat evropiane, për t'u bërë sa më shpejt anëtare e plotëfuqishme dhe formale e Bashkimit Evropian", tha Pendarovski.

Përfaqësuesi i lartë Borrell, nga ana e tij, e falënderoi për mundësinë që të mbahet takimi i ri në Ohër për dialogun Prishtinë-Beograd, i cili zhvillohet me ndërmjetësimin e BE-së.

Dua t'ju falënderoj, dua ta falënderoj Maqdoninë e Veriut, që e keni siguruar vendin për këtë takim të rëndësishëm, si dhe për mbështetjen tuaj të përgjithshme për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Shpresoj se pejsazhi i mrekullueshëm i Ohrit do të krijojë atmosferë të mirë, të domosdoshme për arritjen e marrëveshjes", tha Borrell.

Ai me këtë rast ka kujtuar se tre javë më parë në Bruksel, kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq ranë dakord për propozimin e Bashkimit Evropian, i cili ka mbështetjen e fortë të Francës, Gjermanisë, Italisë dhe SHBA-së, se ky propozim do të jetë rruga për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, ndërsa takimi i ri i nesërm në Ohër do t'i kushtohet finalizimit të aneksit për zbatim. Nesër, BE-ja do të dalë me një version të konsoliduar të aneksit, të cilin shpreson që Kosova dhe Serbia ta pranojnë.

"Po shkoj në Ohër me shpresën se do të përballem me një mundësi unike që Kosova dhe Serbia të ecin përpara dhe të arrijnë përparim, të normalizojnë marrëdhëniet e tyre. Zoti President, në praninë tuaj dua të theksoj se kjo mundësi duhet shfrytëzuar sepse askush nuk do të përfitojë më shumë se populli i Serbisë dhe Kosovës, sepse askush nuk do të përfitojë nga reformat e nevojshme për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian si shtetas të vendeve që sot janë kandidate. Ka mundësi që nuk duhen humbur. Edhe sot, sytë e Bashkimit Evropian dhe të njerëzve të Ballkanit Perëndimor janë të përqendruar në Ohër. Le të shpresojmë se do të jetë i suksesshëm", tha Borrell. mb/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR