• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pendarovski: Unë nuk shoh ndonjë bazë për një veto të re bullgare

Pendarovski: Unë nuk shoh ndonjë bazë për një veto të re bullgare

Shkup, 23 janar 2023 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski sot në konferencën për shtyp pas seancës së Këshillit të Sigurisë, duke folur për gjendjen e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, theksoi se nuk sheh bazë për veto të re nga Sofja.

"Nuk mund ta di se çfarë do të bëjë pala bullgare. Çdo shtet i merr vendimet e tij në mënyrë sovrane, autonome. Edhe pse të jem i sinqertë, nuk shoh ndonjë bazë për një veto të re. Kështu që nuk mund ta di. Unë nuk mendoj kështu. Shpresoj që të mos shkojnë në atë drejtim, sepse të gjithë e dini se çfarë po them. E dini se po flasim për provokatorë që e bëjnë këtë", theksoi presidenti, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse është e mundur një veto e re bullgare. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR