• e shtunë, 23 nëntor 2024

Pendarovski u takua me kryeministrin irlandez, Leo Varadkar

Pendarovski u takua me kryeministrin irlandez, Leo Varadkar

Shkup, 12 janar 2024 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski sot ka pritur në takim kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar i cili ndodhet për vizitë zyrtare në vend. Në takim, siç informojnë nga kabineti i Pendarovskit, është përshëndetur tridhjetë vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve dhe është theksuar se ekziston një nivel i mirë i dialogut politik.

Dy bashkëbiseduesit konfirmuan marrëdhëniet miqësore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Irlandës, përkushtimin e ndërsjellë në avancimin e dialogut politik, si dhe përkushtimin për bashkëpunim më intensiv dhe gjithëpërfshirës dypalësh.

Lidhur me perspektivën evropiane të vendit, Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut vlerëson lartë mbështetjen e vazhdueshme dhe të hapur nga Irlanda për procesin tonë integrues dhe ndihmën në përmbushjen e agjendës evropiane si dhe qëndrimin e tyre parimor në zgjerimin e BE-së.

Dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për zhvillimet aktuale rajonale dhe rëndësinë e perspektivës evropiane të vendeve të rajonit, si çështje strategjike dhe e sigurisë.

Foto: kabineti i Pendarovskit

 

QËNDRONI TË LIDHUR