• e diel, 22 dhjetor 2024

Pendarovski: Samiti Bërdo Brioni do të mbahet në shtator te ne, tema të bisedës të rinjtë dhe ndryshimet klimatike

Pendarovski: Samiti Bërdo Brioni do të mbahet në shtator te ne, tema të bisedës të rinjtë dhe ndryshimet klimatike

Shkup, 13 qershor 2023 (MIA) – Në takimin tet-a-tet me presidenten e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar mes tjerash biseduam për Samitin e radhës të krerëve të shteteve të cilët janë pjesë e procesit Bërdo Brioni, e që duhet të mbahet te ne në gjysmën e parë të shtatorit të këtij viti. Në Samitin do të flasim për temat që kanë të bëjnë me të rinjtë, si dhe me ndryshimet klimatike, informoi presidenti Stevo Pendarovski në konferencën e sotme të përbashkët për mediat me Pirs Musar në Shkup.

Siç bëri të ditur Pendarovski, në takimin që të dy kanë konstatuar se secili shtet në botë, jo vetëm në rajonin, duhet të japë kontributin e vet në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Sa u përket të rinjve, respektivisht arsimit, të bëhet çmos që ata të mbeten në rajonin.

“Me Slloveninë na lidhë e kaluara e përbashkët si pjesë e ish shtetit. Ajo që veçanërisht na bën të lumtur është dialogu intensiv politik në nivel të lartë, mes dy shteteve që është konfirmim i respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, ashtu siç u ka hije dy shteteve evropiane. Pres që me presidenten Pirc Musar do të vazhdojmë këtë traditë dhe do të kemi bashkëpunim të suksesshëm”, tha Pendarovski.

Konferencë për media e presidentëve Pendarovski dhe Pirc Musar

Ai përkujtoi se kanë pasur bisedë konstruktive për bashkëpunimin bilateral dhe relacionet ekonomike ndërmjet dy vendeve, ndërsa kohë të rëndësishme i kanë kushtuar edhe eurointegrimeve maqedonase dhe situatave në rajon dhe në përgjithësi në kontinentin evropian.

“Sllovenia është partneri ynë i rëndësishëm gjatë implementimit të reformave evropiane me vite të tëra. Nga presidentja sllovene mora bindjes se kjo mbështetje do të vazhdojë, dhe se me mbështetjen profesionale dhe politike Sllovenia, do të mbetet promotor i integrimit evropian maqedonas”, potencoi presidenti.

Siç bëri të ditur, me presidenten Pirc Musar kanë konstatuar se bashkëpunimi ndërmjet dy armatave tona dhe në kuadër të NATO aleancës dhe në mënyrë bilaterale është me rëndësi të jashtëzakonshme, me ç’rast janë shkëmbyer mendime dhe informacione për sfidat e sigurisë dhe problemet në rajonin dhe në kontinentin, të imponuara nga lufta ruse kundër Ukrainës.

Lidhur me bashkëpunimin ekonomik, Pendarovski është i qëndrimit se Sllovenia është partneri ynë i rëndësishëm tregtar dhe investitor vite me radhë.

“Vitin e kaluar 2022 shkëmbimi i përgjithshëm tregtar arrinte mbi 280 milionë euro, me rritje prej mbi 40 milionë euro krahasuar me vitin 2021. Bashkëpunimi ekonomik vazhdimisht shënon rritje, por me qëllim që ta rritim shkëmbimin e mallrave në gjysmë miliardë euro në vit, u pajtuam se duhet të thellohet bashkëpunimi ekonomik, edhe në fushën e shërbimeve dhe investimeve të drejtpërdrejta të huaja, e për këtë na ndihmon fakti se në mes kompanive maqedonase dhe sllovene ekziston traditë e gjatë e bashkëpunimit dhe përvoja tashmë të etabluara dhe rrjetë të kontakteve”, shtoi Pendarovski.

Ai e veçoi edhe bashkëpunimin bilateral në fushën e arsimit, shkencës dhe artit.

“Sllovenia është një nga vendet në kuadër të BE-së që shumë të rinj tanë e zgjedhin për shkollim dhe zhvillim në karrierë, e me këtë thellohen dhe forcohen lidhjet edhe ndërmjet qytetarëve tanë. Po ashtu, marrëdhëniet tona i pasurojnë edhe profesorët dhe artistët që i mësojnë dhe ligjërojnë gjuhët tona dhe realizojnë shkëmbim intensiv shkencore dhe kulturor”, tha Pendarovski.

Presidentja Pirc Musar e cila sot qëndron për vizitë zyrtare në shtetin tonë, në konferencën e përbashkët për media me Pendarovskin tha se Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut bashkëpunojnë në disa fusha, në raport me NATO-n, por edhe në raport me luftën në Ukrainë, ku, siç përkujtoi, dy shtetet ndihmuan Ukrainën.

Konferencë për media e presidentëve Pendarovski dhe Pirc Musar

“Me z. Pendarovski, folëm shumë për procesin e integrimeve në Evropë. Më besoni se si njeri që e njeh vëllimin e afrimit drejt legjislacionit të Evropës, e di se nuk është lehtë. Të potencoj, Sllovenia e kaloi këtë proces, edhe për ne nuk ishte e lehtë. Sllovenia duhet të ndryshojë Kushtetutën e saj, edhe atëherë në atdheun tim dëgjohej se si kjo nuk është mirë për popullin slloven, se si do të humbet populli dhe gjuha sllovene. E ndryshuam Kushtetutën në nenin që lejonte të huajt të posedojnë prona. Kishte zënka politike, debate, kishte zënka të ashpra në atë aspekt, por ia dolëm në këtë”, tha Pirc Musar.

Presidentja Pirc Musar është e qëndrimit se edhe Bashkimi Evropian duhet të mbarojë pjesën e saj të punës dhe t’i ndihmojë Maqedonisë së Veriut në këtë proces. Edhe Pirc Musar u përqendrua në Samitin Bërdo Brioni.

“Dëshira ime është që gjatë Samitit, ne presidentët e shteteve në rajon të largohemi nga këto tema të ashpra që na ndajnë dhe të përqendrohemi në tema që na bashkojnë. Me Pendarovskin u pajtuam se këtë herë në Samitin Bërdo Brioni t’i prekin temat e të rinjve, si dhe ndryshimet klimatike. Si presidentë të shteteve mund të përcjellim porosi serioze, për problemet që duhet të jenë shqetësimi ynë i përbashkët”, shtoi Pirc Musar.

Ajo përkujtoi se është jashtëzakonisht e kënaqur edhe nga bashkëpunimi ekonomik.

“Dhe përfundimisht nuk guxojmë të harrojmë se ndërmarrjet sllovene në Maqedoninë e Veriut punësojnë më shumë se tre mijë shtetas, që do të thotë se ekonomia sllovene kontribuon në zhvillimin e ekonomisë maqedonase. Sa i përket Maqedonisë së Veriut besojmë se dini dhe keni potencial për të aderuar drejt rrugës së BE-së”, tha presidentja e Sllovenisë.

Foto/ kabineti i presidentit

QËNDRONI TË LIDHUR