• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pendarovski - O'Brajen: SHBA-ja pret që Maqedonia e Veriut ta vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE

Pendarovski - O'Brajen: SHBA-ja pret që Maqedonia e Veriut ta vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE

Shkup, 16 janar 2024 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin botëror ekonomik në Davos, realizoi takim me Xhejms O'Brajen, ndihmës sekretar shtetëror për çështje evropiane dhe euroaziatike në Departamentin amerikan të Shtetit.

Siç kumtoi Kabineti i Pnedarovskit, në takim është biseduar për gjendjet aktuale lidhur me integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut, për procesin reformues, si dhe për gjendjet politike në shtetin tonë dhe në rajon.

Në takim u riafirmua mbështetja e SHBA-së për aspiratat evropiane të Maqedonisë së Veriut, dhe u shpreh pritje nga Ushingtoni zyrtar se shteti do ta vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. ab/

Foto: Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

QËNDRONI TË LIDHUR