• e shtunë, 28 shtator 2024

Pendarovski: Një hap drejt Katarit, mirënjohës për gëzimin që na dhuruat

Pendarovski: Një hap drejt Katarit, mirënjohës për gëzimin që na dhuruat
Shkup, 24 mars 2022 (MIA)- Një hap drejt Katarit, jemi mirënjohës ndaj gëzimit që na dhuruat, ka shkruar në Fejsbuk, presidenti Stevo Pendarovski pas fitores së sontme të Reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut në futboll. “Heronjtë tanë në futboll shkruan historinë e futbollit vendas. Urime për fitoren, sakrificën, guximin dhe rezistencën në lojë të reprezentacionit tonë kundër një kundërshtari të fortë”, shkroi Pendarovski. Sonte në Palermo futbollistët e Maqedonisë së Veriut bënë sensacion të vërtetë duke mposhtur kampionatin aktual të Evropës, Italinë me rezultat 1:0 në gjysmëfinalen e plejofit të Kampionatit botëror 2022.

QËNDRONI TË LIDHUR