• e diel, 22 dhjetor 2024

Pendarovski në ngjarjen "Për maestron" me rastin e ditëlindjes së Aleksandar Xhambazovit

Pendarovski në ngjarjen

 Shkup, 3 shkurt 2024 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski sot, së bashku me bashkëshorten  mori pjesë në ngjarjen "Për maestron", me të cilin  kompozitori dhe dirigjenti maqedonas, Aleksandar Xhambazov, me rastin e ditëlindjes së tij u nderua.

 

"Me shumë kënaqësi sot me Betin morëm pjesë në një ngjarje kulturore kushtuar  Aleksandar Xhambazovit, pikërisht në ditëlindjen e tij. Patëm mundësinë ta rishikojmë librin "Xha Maestro Xhambaz, në botën e fëmijëve" i cili u promovua dhe që paraqet një thesar të vërtetë muzikor të kompozimeve për fëmijë të maestro Xhambazov, të përgatitur nga autorët Branka Kostiq-Markoviq dhe Marko Kollovski", ka shkruar presidenti Pendarovski në profilin e tij në Fejsbuk.

 

 

Në zemër të Debar Mahallës,  shton Pendarovski, është zbuluar një mural me imazhin e Aleksandar Xhambazovit dhe "bilbilave" të tij, vepër e artistëve Dragan Kitanovski-Drash dhe Marjan Dimiq-Maçka. 

 Foto: FB i presidentit Stevo Pendarovski

 

QËNDRONI TË LIDHUR