• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pendarovski në Konferencën e 60-të të Munihut për sigurinë

Pendarovski në Konferencën e 60-të të Munihut për sigurinë

Shkup, 16 shkurt 2024 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski prej sot do të marrë pjesë në Konferencën e 60-të të Munihut për sigurinë.

Siç informoi Kabienti i presidentit Pendarovski, shefi i shtetit është paraparë të marrë pjesë në ngjarjen "Nëse Ballkani Perëndimor është pjesë e fotografisë së madhe? Hartimi i arkitekturës së re evropiane të sigurisë" në organizim të  Qendrës për politikë të sigurisë nga Beogradi dhe Qendra për politikë të sigurisë nga Gjeneva.

Pendarovski do të marrë pejsë edhe në ngjarjet "Fokusi në Ballkan" dhe "Udhëzimi për komunitetin transatlantik pas Munihut" organizuar nga Këshilli atlantik.

Gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Munihut të sigurisë deri më 18 shkurt, është paraparë presdienti Pendarovski të rrealizojë disa tkaime me disa nga pejsëmarrësit e tubimit. Në fokus të bisedimeve të presidentit Pendarovski do të jetë integrimi evropian dhe gjendjet e sigurisë në rajon dhe në hapësirën euro-atlantike.

Krahas Pendarovskit edhe kryeministri Talat Xhaferi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani do të marrin pjesë në Konferencën e 60-të të Munihut për sigurinë, në fokus të të cilës, këtë vit,, siç kumtoi shërbimi i Qeverisë për shtyp, është roli i Evropës në sigurinë dhe mbrojtjen e rëndësinë e zgjerimit të BE-së, në kontekst të situatës në Ukrainë dhe ngjarjet në Lindjen e Afërt. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR