• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pendarovski në forumin global të sigurisë "Globsek 2024", që mbahet në Pragë

Pendarovski në forumin global të sigurisë

Shkup, 1 shtaor 2024 (MIA) - Ish presidenti Stevo Pendarovski ka marrë pjesë në forumin global të sigurisë "Globsek", që mbahet në Pragë.

Pendarovski ka qenë pjesë e panelit "Ballkani perëndimor në udhëkryq mes perëndimit dhe lindjes", ku, krahas tij, kanë marrë pjesë edhe Kolinda Gravar-Kitaroviq, ish presidenteja e Republikës së Kroacisë, Millo Gjukanoviq, ish presidenti i Republikës së Malit të Zi dhe Kethrin Eshton, ish funksionare e lartë e BE-së.

Ish presidenti ka folur për gjenezën e eurointegrimeve të vendit tonë me ç'rast ka potencuar se projekti për Evropë të bashkuar, në tërësi, gjatë viteve të fundit, po zhvillohet me ritëm të kënaqshëm. Shkaqet për këtë i ka locuar në mungesën e vizionit strategjik në Bruksel, si dhe në ritmin e pakënaqshëm të reformave të brendshme në vendet kandidate për anëtarësim.

Sipas tij, lufta në Ukrainë ka imponuar dinamikë më ndryshe strategjike në kontinent, që kërkon vendet anëtare, e, posaçërisht nga institucionet e sapozgjedhura të Bashkimit Evropian, gjetjen e modalitteve për rrumbullksimin e tërë procesit në interes të ardhmërisë më të mirë të të gjithë popujve që jetojnë në rajon. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR