• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pendarovski: Në “Ballkanin e Hapur” janë vetëm tre shtete dhe kjo është një mangësi e madhe

Pendarovski: Në “Ballkanin e Hapur” janë vetëm tre shtete dhe kjo është një mangësi e madhe

Pustec, 23 korrik 2023 (MIA) - Procesi i Berlinit ka avantazhe të padiskutueshme strukturore në raport me "Ballkanin e Hapur", kryesorja është se të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë anëtare të Procesit të Berlinit dhe vetëm tre janë deri tani në "Ballkanin e Hapur" dhe kjo është një mangësi e madhe e nismës, deklaroi presidenti i shtetit Stevo Pendarovski në Pustec.

Gjatë vizitës së sotme njëditore të punës në Republikën e Shqipërisë, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, kreu i shtetit shfaqi shpresë se “Ballkani i Hapur” do të vazhdojë të ekzistojë.

"Që nga fillimi, e deri më sot, Ballkani i Hapur u konceptua si një nga iniciativat e shumta rajonale. Në Ballkanin Perëndimor ka mbi 50 nisma rajonale gjatë gjithë këtyre viteve dhe ato shërbejnë për t'i lidhur popujt dhe për të krijuar kushte për një jetë më të mirë të tyre. “Ballkani i hapur” ishte një nga ato iniciativa dhe shpresoj se do të vazhdojë të ekzistojë në një format të caktuar", tha Pendarovski. qa/shk/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR