Pendarovski: Këta janë pjesëtarët e Armatës tonë që ndihmuan në shpëtimin e Sulejmanit të vogël
- Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski publikoi një fotografi të ushtarëve nga Maqedonia që morën pjesë në shpëtimin e fëmijës pesëvjeçar nga rrënojat në qytetin turk Kahramanmarash.

Shkup, 10 shkurt 2023 (MIA) - Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski publikoi një fotografi të ushtarëve nga Maqedonia që morën pjesë në shpëtimin e fëmijës pesëvjeçar nga rrënojat në qytetin turk Kahramanmarash.
“Këta janë pjesëtarët e ushtrisë tonë që së bashku me ekipet turke e shpëtuan Sulejmanin e vogël nga rrënojat pas tërmeteve të forta në Turqi”, ka shkruar Perndarovski në Fejsbuk.
Shtabi i Përgjithshëm i Armatës mbrëmë informoi se ekipi i ushtrisë nga Maqedonia që është angazhuar në qytetin Kahramanmarash ka ndihmuar në aksionin e suksesshëm për nxjerrjen e një fëmije pesëvjeçar nga rrënojat.
Pas gjashtë orë pastrimi nga rrënojat dhe katër orë të tjera, ata arritën të nxirrnin Sulejmanin pesëvjeçar. ls/