• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pendarovski: Ilindenin e festojmë njëjtë, siç e festojmë dekada me radhë

Pendarovski: Ilindenin e festojmë njëjtë, siç e festojmë dekada me radhë
Shkup, 31 korrik 2022 (MIA) - Më 2 gusht në manastirin Prohor Pçinski do të jetë delegacion kishtar-shtetëror nga pala jonë dhe ajo serbe, thotë presidenti Stevo Pendarovski. Duke folur në intervistën për televizionin Kanal 5 se çka do të festojmë më 2 Gusht dhe nëse është ndryshuar diçka me nënshkrimin e Protokollit, Pendarovski tha se Ilindenin e festojmë njëjtë siç e festojmë dekada me radhë. “Ilinden, siç e kemi festuar çdoherë . Ajo që në  Bullgari do ta festojnë është e tyre. Nuk ka ndryshuar asgjë, pasi për këtë çështje në Komisionin historik asnjëherë nuk është biseduar as edhe është arritur në ndonjë përfundim të përbashkët”, deklaroi Pendarovski. Ai theksoi se festojmë dy Ilindenë dhe prandaj lokacionet ashtu janë përzgjedhur. “Për Ilindenin e parë në Krushevë, për të dytin vite e vite në Pelincë, sepse nuk mundëm të festojmë në vendin e duhur ku u themelua shteti modern i Maqedonisë në Prohor Pçinski dhe tani këtu ka një punë të mirë që tashmë e kemi paralajmëruar”, tha Pendarovski. Lidhur me atë se a do të jetë atje për vizitë apo do të jetë vetëm shënim, Pendarovski tha se atje do të jetë delegacion kishtar-shtetëror. “Do të jetë vizitë, por në manastir. Do të jetë delegacion kishtar-shtetëror nga ana jonë dhe i njëjti nga pala serbe. Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Selakoviq do ta udhëheq delegacionin serb, ndërsa unë në delegacionin tim kam edhe ministra me siguri dy-tre, do të shohim, peshkopë nga sinodi i Kishës ortodokse maqedonase”, theksoi Pendarovski.

QËNDRONI TË LIDHUR