• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pendarovski - Eskobar: Marrëdhëniet bilaterale me dinamikë të shkëlqyer si konfirmim i partneritetit mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së

Pendarovski - Eskobar: Marrëdhëniet bilaterale me dinamikë të shkëlqyer si konfirmim i partneritetit mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së

Shkup, 18 mars 2023 (MIA) – Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së po zhvillohen me dinamikë të shkëlqyer, si konfirmim i partneritetit afatgjatë të miqësisë mes dy vendeve, vlerësuan në takimin e sotëm në Ohër, presidenti Stevo Pendarovski dhe zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Eskobar.

Siç informojnë nga kabineti i shefit të shtetit, lidhur me aspiratat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Pendarovski e ka informuar Eskobarin mbi ecurinë e procesit të skriningut dhe hapat e mëtejshëm që duhet të ndërmerren rreth përparimit të procesit eurointegrues.

“Në takim është diskutuar edhe për situatën aktuale në rajon, në kuadër të takimit të nivelit të lartë të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në të cilin marrin pjesë presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e cila po mbahet në Ohër nën patronazhin e Bashkimit Evropian”, theksojnë nga kabineti e Pendarovskit.

Në këtë rast, presidenti Pendarovski theksoi se mbajtja e negociatave në Ohër është një mirënjohje për vendin tonë i cili në vitet e kaluara bëri disa kompromise për ruajtjen e stabilitetit afatgjatë, integrimet evropiane dhe euroatlantike duke demonstruar se mund të funksionojë si demokraci e duhur multietnike.

“Ai shtoi se çështja rreth dialogut Beograd-Prishtinë është çështje jashtëzakonisht e rëndësishme rajonale zgjidhja e së cilës mund të ndihmojë për stabilizim të përhershëm të rajonit dhe integrimin e tij më të shpejtë evropian dhe euroatlantik”, theksojnë nga kabineti i presidentit.

Foto: kabineti i presidentit

QËNDRONI TË LIDHUR