• e premte, 22 nëntor 2024

Pendarovski e dënoi sulmin terrorist në Moskë

Pendarovski e dënoi sulmin terrorist në Moskë

Shkup, 23 mars 2024 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski e ka dënuar sulmin terrorist ndaj civilëve që ndodhi dje në “Krokus Siti Holl” në Moskë, ku sipas të dhënave të fundit, kanë humbur jetën 143 persona.

"E dënoj fuqishëm sulmin terrorist ndaj civilëve në “Krokus Siti Holl” në Moskë. Ngushëllime të sinqerta për familjet e atyre që humbën të dashurit. Të plagosurve ju uroj shërim të shpejtë", ka shkruar Pendarovski në profilin e tij në Fejsbuk. mb/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR