• e martë, 14 maj 2024

Pendarovski: Duke ndjekur shembullin e Krishtit të bashkohemi rreth vizionit të një shoqërie humane, të drejtë dhe prosperuese

Pendarovski: Duke ndjekur shembullin e Krishtit të bashkohemi rreth vizionit të një shoqërie humane, të drejtë dhe prosperuese

Shkup, 5 maj 2024 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski me rastin e festës së Pashkëve ka dërguar urim drejt kreut të Kishës Ortodokse Maqedonase - Kryepeshkopatës së Ohrit, Mitropoliti i Shkupit, Kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë dhe Justiniana prima, z. Stefanit dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë, si dhe kryetarit të Përfaqësisë kishtare të Kishës Metodiste ungjillore Emil Zaev dhe anëtarëve të Kishës metodiste ungjillore në vend.

"Më lejoni t'ju uroj festën më të madhe të krishterë – Pashkët me mesazhin: Krishti u ringjall! Ringjallja e Krishtit na çliron nga frika e vdekjes, por edhe na detyron, në vend të vëzhguesve pasivë, të jemi pjesëmarrës aktivë në ripërtëritje. Dhe këtë do ta bëjmë me çdo akt solidariteti ndaj të cenuarve dhe kujdesit ndaj natyrës, me angazhimin për liri, drejtësi dhe paqe, me luftën për drejtësi sociale dhe jetë dinjitoze për bashkëqytetarët tanë", thuhet në urimin e presidentit Pendarovski.

Duke na rikthyer shpresën në të mirën e përbashkët, kjo festë, shtohet më tej, na kujton se kemi nevojë për njëri-tjetrin dhe se jemi përgjegjës për njëri-tjetrin.

"Duke ndjekur shembullin e Krishtit, le të bashkohemi rreth vizionit të një shoqërie humane, të drejtë dhe prosperuese në shoqërinë maqedonase në të cilën do të ketë vend për të gjithë, sepse çdo person, pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare, gjuhësore, shoqërore, politike apo çfarëdo përkatësie tjetër është i afërm i ynë. Krishti u ringjall! Me të vërtetë u ringjall!”, thuhet në urimin e presidentit Stevo Pendarovski me rastin e festës së Pashkëve.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR