• e shtunë, 27 korrik 2024

Pelosi: Anketat tregojnë se Bajden nuk mund ta fitojë Trampin

Pelosi: Anketat tregojnë se Bajden nuk mund ta fitojë Trampin

Uashington, 18 korrik 2024 (MIA) - Ish-kryetarja e Dhomës përfaqësuese të Kongresit amerikan, demokratja Nensi Pelosi, kohë më parë i tha presidentit Xhozef Bajden se anketat tregojnë se ai nuk mund ta fitojë rivalin republikan, Donalld Tramp.

Ajo, gjithshtu, theksoi se Bajden mund t'i shkatërrojë gjasat e demokratëve për ta fituar Dhomën përfaqësuese, nëse vazhdon me fushatën për mandat të dytë, konfirmuan katër burime të noftuara me këtë bisedë, sipas Si-En-En-it.

Sipas një burimi, presidenti amerikan e ka kundërshtuar këtë qëndrim, duke i thënë Pelosit se ka parë anketa të cilat tregojnë se mund të fitojë, ndërsa një bruk tjetër e përshkruajti Bajdenin si "mbrojtës" në rpaort me anketat. Ceket se në një moment Pelosi e ka lutur Majk Donilonin, këshilltar shumëvjeçar i Bajdenit, të kyçet në bisedën për të dhënat nga anketat.

Asnjë burim nuk kofirmoi se Pelosi i ka thënë Bajdenit në bisedë se beosn që presidenti duhet të heqë dorë nga gara në vitin 2024. "I mbetet presidentit të vendosë nëse do të kandidojë. Të gjithë e inkurajojmë ta sjellë atë vendim sepse koha po skadon", tha Pelosi javën e kaluar. ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR