• e diel, 22 dhjetor 2024

Peleshi: Makina e parë e blinduar ushtarake "Made in Albania" do të prezantohet në panairin në Paris

Peleshi: Makina e parë e blinduar ushtarake

Tiranë, 25 maj 2024 (MIA) - Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi paralajmëroi se pas tri javëve në panairin Eurosatory në Paris, do ta prezantojë makinën e parë të blinduar ushtarake.

Ai në rrjetet sociale ndau disa fotografi të automobilit në të cilat shihet bashkë me pronaren e kompanisë e cila punon për këtë arritje të vendit të saj.

"Shqipëria ka kapacitetet të shpikë, të kërkojë, të gjejë, të krijojë, të patentojë. Së bashku me kompaninë e saj TIMAK, Arjeta po punon për prototipin e makinës së parë të blinduar ushtarake, #MadeInAlbania. Jam shumë i lumtur që Qendra jonë e Inovacionit i është bashkuar kësaj iniciative të bukur. Besimplotë që pas 3 javësh, në Paris, në panairin Eurosatory ne do të prezantojmë me sukses këtë produkt shqiptar", shkroi Peleshi.

Shton se kompania në të cilën 75 për qind vajza të reja, arrin të eksportojë makina në 20 shtete të botës dhe madje të "guxojë të hyjë pa drojë në tregun e industrisë ushtarake".

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë tashmë ka përgatitur Propozim-ligj me të cilin do ta riaktivizojë prodhimtarinë e armëve dhe municionit, përmes formimit të një kompanie shtetërore, e cila do ta kontrollojë këtë sektor.

Ky nuk do të jetë investimi i vetëm në sferën e mbrojtjes sepse plani afatgjat 10-vjeçar ka për qëllim mobilizim të rritur në armatë dhe formimin e disa bazave ushtarake. fc/

Fotografia: Fejsbuku i Niko Peleshit

QËNDRONI TË LIDHUR