• e premte, 27 shtator 2024

PE-ja do të votojë për rregullat e reja për migrim

PE-ja do të votojë për rregullat e reja për migrim

Bruksel, 9 prill 2024 (MIA) - Parlamenti evropian nesër do të votojë për rregullat e reja për migrim në Bashkimin Evropian. Ndryshimet kanë për qëllim ta përmirësojnë bashkëpunimin mes vendeve të BE-së dhe të sigurojnë mundësi për veprim në rast të krizës.

Rregullat e reja, nëse miratohen, do të vendosin "empati të obliguar" për sistemimin e migrantëve në BE dhe mënyrat për përcaktimin, se cili vend do t'i shqyrtojë kërkesat e tyre për mbrojtje ndërkombëtare. Shtetet do të mund të zgjedhin mes shpërnguljes të kërkuesve të azilit, sigurimin e kontributeve financiare në buxhetin e përgjithshëm për migrim ose sigurimin e përkrahjes së vendeve që janë nën presion migrues, thuhet në kumtesë.

Janë paraparë rregulla uniforme për pranimin e kërkuesve të azilit, procedurë e përbashkët për konfirmimin e kërkesave të tyre dhe për kthim më të shpejtë. Procedurat do të ndikojnë edhe në të grumbullimin e të dhënave nga migrantët - shenja të gishtave dhe fotografi. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR