• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pejçinoviq Buriq për mbrojtjen e gazetarëve dhe demokracisë me rastin e Ditës Botërore të lirisë së mediave

Pejçinoviq Buriq për mbrojtjen e gazetarëve dhe demokracisë me rastin e Ditës Botërore të lirisë së mediave

Bruksel, 2 maj 2024 (MIA) - Sekretarja e përgjithshme e Këshillit Evropian (KE), Marija Pejçinoviq Buriq, në prag në Ditës botërore të lirisë së mediave, 3 maj, ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes së gazetarëve, veçanërisht në vitin kyç zgjedhor 2024, me qëllim të përforcimit të demokracisë.

"Derisa miliona qytetarë në Evropë dhe kontinente tjera votojnë në vitin kyç zgjedhor 2024, patjetër të theksojmë rolin kritik që e luajnë gazetarët dhe mediat cilësore në sigurimin e qasjes në informacione pluraliste dhe të besueshme dhe opione dhe ide të ndryshme, në mënyrë që të mund të marrim vendime të informuara për realizimin e të drejtave demokratike", tha Pejçinoviq Buriq, kumtoi KE.

Pa mediume të lira dhe të pavarura, shtohet, "demokracia e vërtetë mund të dështojë".

"Ato janë shtylla e demokracisë dhe asnjëherë nuk duhet të harrojmë se liria e tyre është edhe e jona", tha Pejçinoviq Buriq. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR