Pecakov fitues në rrethin e parë, Debërca kryetarin e komunës do ta zgjedhë më 2 nëntor
- Kandidati për kryetar komune nga VMRO-DPMNE dhe Koalicioni, Kiril Pecakov, e fitoi mandatin e dytë si kryetar komune, duke siguruar pothuajse 64 për qind të votave në zgjedhjet lokale të mbajtura dje.
- Post By Qefsere Abduli
- 09:32, 20 tetor, 2025
Ohër, 20 tetor 2025 (MIA) - Kandidati për kryetar komune nga VMRO-DPMNE dhe Koalicioni, Kiril Pecakov, e fitoi mandatin e dytë si kryetar komune, duke siguruar pothuajse 64 për qind të votave në zgjedhjet lokale të mbajtura dje.
Sipas rezultateve joyrtare të KSHZ-së, për Pecakov dje votuan 16.565 qytetarë të Ohrit, ose 63,91 për qind nga numri i personave që morën pjesë në zgjedhje, përkundër kandidatit të opozitës, Asen Shajn, i cili mori besimin e 6.151 votuesve, ose 23,73 për qind të votave. Kandidatët e pavarur Goce Cvetkovski dhe Stevço Stevoski fituan përkatësisht 830 dhe 450 vota.
Komuna e Debërcës nuk zgjodhi kryetar komune në rrethin e parë të zgjedhjeve, kështu që më 2 nëntor për këtë funksion do të garojnë Zllatko Siljanoski, kandidati i VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, i cili fitoi 1.212 vota ose 48,1 për qind të qytetarëve të cilët dje dolën në votim, dhe kryetari aktual i komunës dhe kandidati i pavarur, Zoran Nogaçeski, kandidaturaën e të cilit dje e mbështetën 633 persona ose 26,31 për qind e votuesve. qa/
Foto: MIA