• e shtunë, 21 dhjetor 2024

PE ia ka hequr imunitetin ish nënkryetares së institutit, Eva Kaili në lidhje me një rast mashtrimi

PE ia ka hequr imunitetin ish nënkryetares së institutit, Eva Kaili në lidhje me një rast mashtrimi

Bruksel, 7 shkurt 2024 (MIA) - Parlamenti Evropian ka hequr imunitetin e ish nënkryetares së institutit, Eva Kaili, duke e hapur rrugën për një hetim të mëtejshëm për përfshirjen e saj të supozuar në një mashtrim financiar prej 150.000 euro në vitin 2015.

Rasti për mashtrim nuk ka lidhje me skandalin e korrupsionit të njohur si Katargejt, ku është përfshirë edhe politikanja greke, Kaili.

Në raportin, i cili u vendos në votim në PE, thuhet se Kailili është e akuzuar për keqpërdorim të mjeteve publike në vlerë prej 120 mijë deri 150 mijë euro. Sipas ligjeve greke, nëse eventualisht shpallet fajtore, ajo mund të përballet me denim prej 5 deri 15 vjet burgim.

Para votimit në PE, avokati i saj për “Politiko” tha se në rast se i hiqet imuniteti Kailit, ajo do të ndërmerr veprime të duhura ligjore kundër vendimit të tillë. Papas i quajti pretendimet se klientja e tij mund të shkojë në burg "të parakohshme dhe të pabaza në këtë fazë". rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR