• e hënë, 23 dhjetor 2024

Patrushevi: Politika e SHBA-së dhe aleatëve të saj e rrit rrezikun e përdorimit të armëve bërthamore

Patrushevi: Politika e SHBA-së dhe aleatëve të saj e rrit rrezikun e përdorimit të armëve bërthamore

 Moskë, 8 nëntor 2023 (MIA) - Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Nikollaj Patreshevi, sot deklaroi se politika "destruktive" e SHBA-së dhe aleatëve të saj e rrit rrezikun e për përdormit të armëve bërthamore, kimike apo biologjike, transmetojnë mediat britanike.

 "Pasoja natyrale e politikës destruktive e SHBA-së është përkeqësimi i sigurisë globale", tha Patrushevi, bashkëpunëtor i afërt i presidentit Vladimir Putinit.

 "Po ritet rreziku nga përdorimi i armëve bërthamore, kimike dhe biologjike", tha Patrushevi duke shtuar se "është minuar regjimi ndërkombëtar për kontroll të armëve". 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR