• e premte, 28 qershor 2024

Pastrohet rruga afër fshatit Istibanjë

Pastrohet rruga afër fshatit Istibanjë

Dellçevë, 16 dhjetor 2023 (MIA) - Është pastruar terreni në drejtimin rrugor Dellçevë - Makedonska Kamenicë - Koçan afër fshatit Istibanjë, pjesë e autostradës A3.

Siç informon shefi i njësisë së NP “Rrugët e Maqedonisë” në Dellçevë, Vllatko Conevski, qarkullimi në këtë pjesë edhe njëherë po zhvillohet në të dy korsi.

Paraprakisht, për shkak të rrëshqitjeve të mëdha të dheut, trafiku në këtë drejtim rrugor ka qenë në ndërprerje.

Paralelisht, siç shtoi Conevski, është bërë pastrimi i rrugës nga dëbora në pikën kufitare "Dellçevë" si dhe rrugën rajonale për në malin Gollak.

Nga NP "Rrugët e Maqedonisë" apelojnë që me kujdes të vozitet rrugëve në rajonin e Maleshevës dhe të respektohet sinjalizimi në komunikacion.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR