• e shtunë, 28 shtator 2024

Pason valë e të nxehtit me temperatura mbi 40 gradë

Pason valë e të nxehtit me temperatura mbi 40 gradë

Shkup, 10 korrik 2021 (MIA) - Nën ndikimin e valës së të nxehtit në vend pason peroidha e motit stabil dhe shumë të nxehtë me rritje të konsiderueshme të temperaturës. Moti nesër do të jetë me diell dhe i nxehtë, me erë të dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri 21, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 29 deri 37 gradë. UV indeksi do të jetë 9.

Në Shkup, moti do të jetë me diell, me erë të dobët nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri 15, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 35 gradë.

Nga e mërkura, temperaturat ditore në pjesën më të madhe të vendit do të jenë mbi 35 gradë., ndërsa diku do të jenë edhe mbi 40 gradë dhe do të aktivizohet niveli i portokalltë i rrezikut nga temperazurat e larta. Temperatura e mëngjesit në Shkup dhe në pjesët jugore nuk do të zbresë nën 20 gradë. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR