• e martë, 19 nëntor 2024

Pashinian: Azerbajxhani dëshiron ta tërheqë Armeninë në operacione ushtarake

Pashinian: Azerbajxhani dëshiron ta tërheqë Armeninë në operacione ushtarake

Erevan, 21 shtator 2023 (MIA) - Vendosja e ndërprerjes së zjarrit në Nagorno Karabah nuk do të thotë se Azerbajxhani tashmë nuk dëshiron ta përfshijë Armeninë në operacione ushtarake, paralajmëroi sot kryeministri armen, Nikol Pashinian.

Ai vlerësoi se një prej qëllimeve të sulmit azerbajxhan në Nagorno Karabah është të përfshihet Armenia në operacione ushtarake, por edhe të krijohet kaos në Armeni.

"Fakti që është vendosur ndërprerje e zjarrit në Nagorno-Karabah nuk do të thotë se kjo çështje tashmë nuk është në rend dite të atyre që e vendosën në rend dite", tha Pashinian, transmetoi Armenpres.

Kryeministri theksoi se Armenia nuk ka qenë e përfshirë dhe nuk ka marrë pjesë në negociatat për kushtet për ndërprerje të zjarrit.

"Ishim të vetëdijshëm se po zhvillohet një proces i tillë, por nuk marrim pjesë. Unë, gjithashtu, e shpreha konfuzionin tim me këtë proces dhe përmendja e tërheqjes së njësive të forcave të armatosura të Armenisë nga Nagorono Karabahu, edhe pse vazhdimisht kemi thënë se Armenia nuk ka ushtri në Nagorno Karabah", theksoi Pashinian.

Sipas tij, njësitë e armatës mbrojtëse të Nagorno Karabah janë sistemuar në pozicionet e njejta ku ishin të stacionuar në momentin e fyrjes në fuqi të ndërprerjes së zjarrit.

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR