• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pasdite regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup

Pasdite regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup

Shkup, 15 tetor 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme informoi se nga ora 15 deri ora 17, në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit.

Njësia për siguri të komunikacionit rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në rajonin qendror të qytetit, për shkak të mbajtjes së marshit protestues nga ana e koalicionit për përfaqësim të të drejtave të personave me hendikap, sqaron Ministria e Punëve të Brendshme.

Sektori i Punëve të Brendshme - Shkup apelon që qytetarët t'i respektojnë urdhërat që i lëshojnë ztyrtarët policorë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR