• e premte, 05 dhjetor 2025

Pas zgjedhjeve do të fillojnë punimet për spitalet klinike në Shtip dhe Tetovë, si dhe për Qendrën shëndetësore në Kërçovë

Pas zgjedhjeve do të fillojnë punimet për spitalet klinike në Shtip dhe Tetovë, si dhe për Qendrën shëndetësore në Kërçovë

Shkup, 27 tetor 2025 (MIA) - Pas zgjedhjeve lokale do të shpallet një thirrje publike për institucionet financiare që do të përfshihen në projektet për qendrat klinike dhe spitalet, në lidhje me marrëveshjen e Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa më pas do të shqyrtohen ndërtimi i një Qendre të re Klinike në Shkup. Këtë e deklaroi sot kryeministri Hristian Mickoski, i cili vizitoi Spitalin e Qytetit "8 Shtatori". 

"Po. Hap pas hapi. Të përfundojnë këto zgjedhje lokale, pastaj të shpallet thirrja publike për institucionet financiare për qendrat klinike dhe spitalet, në lidhje me marrëveshjen me Mbretërinë e Bashkuar. Le të realizohet kjo dhe radhën e ka qendra e madhe klinike", tha Mickoski.

Një nga opsionet është që Qendra e re Klinike të ndërtohet në hapësirat e Spitalit të Qytetit "8 Shtatori". "Kjo me të vërtetë këtu duket si një mundësi dhe opsion i shkëlqyer – tre bulevarde, lidhje me rrjetin e gazit, lidhje të mirë transporti, kështu që, le ta shohim, të lëmë ekspertët të japin mendimin e tyre", tha Mickoski, duke konfirmuar se një nga opsionet për qendrën e madhe klinike është pikërisht Spitali i Qytetit "8 Shtatori", të cilin ai e vizitoi sot.

Ai përsëriti se më parë do të punohet në qendrat spitalore në Shtip dhe në Tetovë, Fakultetin e mjeksisë, Shtëpinë e studentëve në Shtip, si dhe për Qendrën shëndetësore në Kërçovë. qa/

Foto: Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR