• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Pas sulmit të hakerëve, vetëm përdoruesit vendas mund të hyjnë në ueb faqen  Kuvendit

Pas sulmit të hakerëve, vetëm përdoruesit vendas mund të hyjnë në ueb faqen  Kuvendit

Shkup, 28 mars 2023 (MIA) - Në konferencën e sotme për shtyp, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi informoi se pas sulmit të hakerëve në ueb faqen e Kuvendit, situata është duke u monitoruar dhe ka treguar se për momentin në ueb faqe mund të kenë qasje vetëm përdoruesit vendas.

Xhaferi theksoi se kanë konstatuar se disa shtete të huaja kanë tentuar të hakojnë faqen, por ka treguar se nuk mund të përcaktojnë konkretisht se nga cili shtet.

"Sido që të jetë situata po monitorohet. Në ueb faqen e Kuvendit ka qasje nga kudo, sipas parimit që kudo që të jeni në botë dëshironi të hyni dhe do të hyni. Dhe konkluzioni është se është tentuar të futet nga jashtë në disa vende në të njëjtën kohë, prandaj faqja është e bllokuar. Nga disa vende, për momentin nuk kam njohuri specifike nga cili shtet. Dhe zgjidhja ishte të bllokohej qasja nga jashtë dhe të mund të hynin vetëm domenet MK. Nuk mund të përcaktoni se nga cili shtet vjen nga jashtë, sepse adresat IP i ndryshojnë menjëherë që të mund të gjeni nga cili vend", tha kryetari Xhaferi.

Ai shtoi se sulmi i hakerëve në faqen e Kuvendit nuk ka shkaktuar asnjë dëm.

Edhe të shtunën, shërbimi i shtypit parlamentar njoftoi se faqja e Kuvendit është restauruar dhe është e disponueshme për përdoruesit vendas, duke sqaruar se faqja nuk funksiononte për shkak të një sulmi nga jashtë lidhjeve të shumta. 

"Sipas informacioneve nga ekspertët përgjegjës për TIK-un bëhet fjalë për sulm nga jashtë (flood attack), pra sulm nga lidhje të shumta, pasojë e të cilit është mosdisponueshmëria e faqes në internet. Qasja në faqe nga adresat e huaja aktualisht është e çaktivizuar, por është e disponueshme për përdoruesit vendas. Në ndërkohë, zyrtarët kompetentë do ta monitorojnë situatën dhe posa të konstatohet se është e sigurt, do t'u mundësohet qasja për përdoruesit nga jashtë", thekson shërbimi për shtyp i Kuvendit. ls/

Foto: Kuvend

 

QËNDRONI TË LIDHUR