• e premte, 22 nëntor 2024

Pas rivotimit në NJZ 6 "Fronti Evropian" humbi, ndërsa "VLEN" fitoi një mandat, pa ndryshime në NJZ 5

Pas rivotimit në NJZ 6

Shkup, 23 maj 2024 (MIA) - Sipas rezultateve fillestare pas rivotimit në shtatë vendvotime në njësitë zgjedhore 5 dhe 6 të Zgjedhjeve Parlamentare 2024, koalicioni "Maqedonia juaj" e udhëhequr nga VMRO-DPMNE mbetet me 58 mandate deputetësh, ndërsa koalicioni “Fronti Evropian” i udhëhequr nga BDI-ja ka humbur një deputet dhe ka 18 mandate parlamentare, njësoj sa edhe Koalicioni për Ardhmëri Evropiane të udhëhequr nga LSDM-ja. Koalicioni "VLEN" pas rivotimit fitoi një deputet më shumë dhe tani ka 14, ndërsa Lëvizja ZNAM për Maqedoninë tonë dhe E Majta mbeten me nga gjashtë mandate deputetësh.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sonte bën përmbledhjen e rezultateve të përgjithshme të votimit në zgjedhjet parlamentare, përfshirë edhe rivotimin. Tashmë rrjedhin afatet për ankesa deri të premten, ora 19:00 dhe për përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve deri të premten, ora 22:00.

Од досега обработените податоци, градоначалници се избрани во 34 општини. Од нив, во 22 општини новите градоначалници се од ВМРО-ДПМНЕ, во девет општини се на СДСМ, а во три општини најмногу

Siç informoi në konferencën e sotme për shtyp kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski në Njësinë zgjedhore 5 koalicioni "Maqedonia juaj" me në krye VMRO-DPMNE-në ka siguruar 74.287 vota ose 10 mandate, koalicioni "Fronti evropian" kryesuar nga BDI 27.278 vota ose katër mandate, koalicioni "Për Ardhmëri evropiane" nga LSDM 26.668 vota ose tre mandate, E Majta 9.850 ose një mandat, koalicioni "VLEN" 10.793 një mandat dhe ZNAM 8.671 ose një mandat.

Në NjZ 6 "Fronti evropian" ka fituar 53 731 vota ose tetë mandate, "VLEN" 47 849 vota ose 8 mandate, "Maqedonia juaj" 21.639 ose tre mandate dhe koalicioni "Për Ardhmëri evropiane" 6.414 vota ose një mandat.

Rivotim në njësinë e pestë zgjedhore është bërë në vendvotimet 1194 dhe 1202 në Krushevë, 1272 në Ohër, 1470 dhe 1470/1 në Dollnen dhe 1844 në Strugë, ndërsa në njësinë e gjashtë zgjedhore në vendvotimin 2101 në Zhelinë.

Të drejtë vote në këto qendra votimi kanë gjithsej 4521 votues. Në vendvotimin 2101 në Zhelinë të drejtë vote kanë 993 votues, në vendvotimin 1194 në Krushevë të drejtë vote kanë 470 votues, në 1202 gjithashtu në Krushevë 298, në 1272 në Ohër 712, në Dollnen në vendvotimin 1470 - 659, ndërsa në vendvotimin 1470/1 - 634 dhe në vendvotimin 1844 në Strugë 755 votues.

Dimitar Kovaçevski në seancën e djeshme të Bordit Ekzekutiv të partisë,zyrtarisht konfirmoi dorëheqjen nga posti i kryetarit të LSDM-së dhe kërkoi mbajtjen e kongresit dhe organizimin e zgjedhjeve të brendshme partiake.

“Kovaçevski e konfirmoi largimin e tij në seancën e sotme të Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, të cilën e shpalli më 8 maj, si akt tejet moral dhe në përputhje me Statutin e Partisë, inicioi mbajtjen e kongresit me qëllim të analizimit të rezultateve të zgjedhjeve dhe prononcimin e besimit në organet e LSDM-së, të zgjedhura nga kongresi, duke marrë parasysh rezultatet e zgjedhjeve”, njofton LSDM-ja.

Koalicioni "VLEN" pas rivotimit të sotëm në njësinë zgjedhore 2101 në fshatin Llërcë të Komunës së Zhelinës bëri të ditur se ka fituar edhe një deputet në Njësinë e gjashtë zgjedhore. Përfaqësuesi i koalicionit, Bashkim Hasani deklaroi se kanë marrë gati 500 vota nga gjithsej 993 qytetarë me të drejtë vote.

Koalicioni

"Kur votohet pa presione, pa vjedhje dhe pa shumë manipulime, rezultati është ky që kemi sot. Me këtë rezultat fitojmë edhe deputetin e 14-të, madje me gjithë presionet e shefave të policisë, inspektorëve dhe në momente kur ofroheshin para për t'u votuar. Të gjitha këto raste nesër do t'i paraqesim dhe do të insistojmë në përgjegjësinë e tyre. Koalicioni “VLEN" ka afër 500 vota, ndërsa Fronti evropian 48 vota", tha Bashkim Hasani.

Pardje kanë votuar personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, personat në vuajtje të dënimit me burgim, si dhe personat e vendosur në banesa për përkujdesje jashtëfamiljare, të cilët i përkasin qendrave të votimit ku u zhvillua votimi për zgjedhjet parlamentare të 8 majit 2024. KSHZ-ja informoi se rivotimi ka vazhduar pa probleme, pa pasur parregullsi të raportuara.

Nga KSHZ njoftojnë sot se 43 nga gjithsej 45 persona që kanë qenë të regjistruar si të sëmurë ose si të pafuqishëm kanë pasur të drejtë të votojnë në vendvotimet ku zhvillohet rivotimi në Zhelinë, Krushevë, Ohër, Dollnen dhe Strugë. Në VV 2101 në Zhelinë kanë votuar të gjithë 4 personat që kanë qenë të regjistruar si të sëmurë ose si të pafuqishëm. Në VV 1194 në Krushevë nga 20 persona të regjistruar kanë votuar 18 ndërsa në VV 1202 në Krushevë kanë votuar të gjithë 6 personat e regjistruar. Në VV 1272 në Ohër, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar të dy personat e regjistruar në ekstraktin e veçantë të Listës Zgjedhore. Në VV 1470 në Dollnen në të cilën kanë qenë të regjistruar 7 persona si të sëmurë dhe të pafuqishëm dhe në VV 1470/1 në Dollnen ku kanë qenë të regjistruar 2 persona, të gjithë e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës. Në VV 1844 Strugë, sot gjatë ditës kanë votuar të gjithë 4 personat e regjistruar së të sëmurë dhe të pafuqishëm.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e ka anuluar votimin në këto shtatë vendvotime, ndërsa vendimin e ka konfirmuar edhe Gjykata Administrative duke theksuar se paditë e “Frontit Evropian” të udhëhequra nga BDI-ja janë të pabazuara. KSHZ-ja i ka ndryshuar gjithashtu edhe anëtarët e këshillave zgjedhorë në këto vendvotime.

Për shkak të këtij vendimi të Gjykatës Administrative dhe të KSHZ-së, BDI-ja ka akuzuar se po bëhet inxhinieri zgjedhore për t'i hequr partisë dy mandate të fituara parlamentare. LSDM dhe VMRO-DPMNE shpresojnë se nëse ndryshohen rezultatet e votimit në këto shtatë vendvotime, do të marrin edhe një mandat në Kuvend. mb/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR