• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pas mbledhjes së mbështetësve të Taravarit në Kumanovë, sot në Shkup mbledhje e mbështetësve të Selës

Pas mbledhjes së mbështetësve të Taravarit në Kumanovë, sot në Shkup mbledhje e mbështetësve të Selës

Shkup, 10 shkurt 2024 (MIA) - Pas mbledhjes së Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë në të cilën mori pjesë kryetari i partisë, Arben Taravari dhe në të cilën me deklaratë ishte konfirmuar koalicioni me bllokun opozitar shqiptar, për sot në Shkup është caktuar mbledhje e thirrur nga kryetari i Kuvendit Qendror të partisë, Ziadin Sela.

Në ftesën për mbledhjen e sotme, pika e parë e rendit të ditës është raporti i kryetarit të partisë për zhvillimet politike në lidhje me zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare, ndërsa pika e dytë është shqyrtimi i vendimit të Kryesisë së partisë nga 21 tetori i vitit të kaluar, sa i përket paraqitjes së partisë në zgjedhjet parlamentare.

Sela dje në një deklaratë për mediat tha se në mbledhje është thirrë edhe Taravari, ndërsa i mbetet atij të vendosë nëse do të vijë ose jo. 

"E kam ftuar, si edhe çdo anëtar tjetër të Kuvendit Qendror me ftesë publike. Është puna e tij nëse do të vijë apo jo. Vendin e ka që të vijë atje", tha Sela. 

Nga krahu i Selës, tubimin në Kumanovë e vlerësojnë si jolegjitim duke potencuar se në mbledhje ka pasur më pak se 40 anëtarë, e jo 75 siç ishte thënë.

"Ajo ngjarje nuk ishte Kuvend, sepse dihet në bazë të Statutit që atë mund ta thërrasë kryetari i Kuvendit të partisë dhe ka afat prej shtatë ditësh. Kuvend ligjor i Aleancës për Shqiptarët do të thirret për të shtunën në orën 13 në Shkup. Kjo është ligjore dhe procedurale në bazë të Statutit dhe procedurave ligjore", tha dje deputeti Adnan Neziri.

Nga krahu i Taravarit dje në një deklaratë për mediat paralajmëruan se nuk do të marrin pjesë në mbledhjen e sotme.

Deputeti Halil Snopçe, i cili e mbështet kryetarin e partisë, tha se as Taravari, as anëtarët e Kuvendit Qendror të cilët qëndrojnë pas kryetarit të partisë, nuk do të marrin pjesë në Kuvendin Qendror të caktuar nga Ziadin Sela.

Krahu i Taravarit të enjten në Kumanovë mbajti mbledhje konsultative të Kuvendit Qendror pas të cilët u bë e ditur se 75 përfaqësues të organit të partisë i dhanë mbështetje Taravarit për koalicion me opozitën shqiptare. 

Ndarja në Aleancën për Shqiptarët ndodhi pasi kryetari aktual i partisë, Arben Taravari, kërkoi mbështetje nga anëtarësia për koalicion me bllokun opozitar shqiptar, pas çka kryetari i Kuvendit Qendror, Ziadin Sela në një . konferenca për media tha se ai është kundër vendimit që ASH-ja t'i bashkohet bllokut opozitar shqiptar në zgjedhjet e ardhshme. Ai vlerëson se partia duhet të shkojë në zgjedhje e pavarur dhe vendimin përfundimtar duhet ta marrin organet e partisë.

Taravari mori mbështetjen e ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti dhe ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu, ndërsa përveç Selës, Taravarin e kundërshtuan edhe ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga dhe nënkryetarja e ASH-së, Ilire Dauti.

Në Kuvend, me propozim të kryeministrit Talat Xhaferi dje deputetët me 62 vota "për" i shkarkuan Mexhitin dhe Aliun.

Собранието вечерва во рамки на 143. седница се уште расправа за разрешувањето на министерот за здравство Фатмир Меџити. Техничкиот премиер Талат Џафери предложи разрешување на министрите за з

Mexhiti dhe Aliu janë shkarkuar me propozim të kryeministrit teknik Talat Xhaferi i cili nga foltorja e kuvendit duke e sqaruar propozimin për shkarkimin tha se sipas ligjit, nuk mund të ketë dy subjekte opozitare në përbërje të Qeverisë dhe se ky është shkaku themelor pse është propozuar shkarkimi i dy ministrave. 

"Aspak nuk bëhet fjalë për profesionalizimin e tyre për të cilin kam respekt të jashtëzakonshëm", tha Xhaferi para deputetëve.

Për ministër të ri të Shëndetësisë është propozuar drejtori aktual i Spitalit Klinik në Tetovë, Ilir Demiri, ndërsa për ministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratës Naim Bajrami. Për ta, sipas paralajmërimeve, do të debatohet në senacën e kuvendit të hënën. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR