• e diel, 22 dhjetor 2024

Pas informacioneve për gripin e shpendëve në Meksikë, vendi e ka ngritur nivelin e kujdesit

Pas informacioneve për gripin e shpendëve në Meksikë, vendi e ka ngritur nivelin e kujdesit

Shkup, 7 qershor 2024 (MIA) - Pas informacioneve të marra nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (WOAH) me të cilat është konfirmuar vdekja e parë e një personi të infektuar me nëntipin e gripit të shpendëve H5N2 në Meksikë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) do të vazhdojë në baza ditore ta ndjekë situatën dhe nëse do të jetë e nevojshme do të marrë masat e duhura.

Siç deklaroi për MIA-n, drejtori i AUV, Nikolçe Babovski, për momentin është ngritur niveli i kujdesit në vend  sepse gripi i shpendëve është një virus që përveç shpendëve, ku shkakton vdekshmëri të lartë, disa lloje mund të jenë rrezik serioz edhe për njerëzit.

Rasti i fundit i gripit të shpendëve në vend është regjistruar në vitin 2017 në fshatin Moroishtë të Strugës dhe në vitin 2022 në fshatin e verërave Gradec, ku nga kjo sëmundje kanë ngordhur disa zogj që mbaheshin si kafshë shtëpiake - pallua, rosa dhe fazanët.

 

"Mbetet apeli për mbarështuesit e shpendëve, për shoqatat veterinare dhe për veterinerët zyrtarë që të raportojnë çdo rritje të vdekshmërisë në shpendët në ferma apo për shpendët shtegtarë të ngordhur. Për të parandaluar përhapjen e virusit të gripit të shpendëve, duke ndjekur çdo ditë situatën me këtë sëmundje në rajon dhe në botë, sjellim zgjidhje për ndalimin e importit të kafshëve të gjalla dhe produkteve dhe nënprodukteve të shpendëve nga vendet dhe rajonet ku është vërtetuar prania e kësaj sëmundjeje. Ne kryejmë edhe aktivitete mbikëqyrëse për gripin e shpendëve duke marrë mostra gjaku dhe strisho nga shpendët dhe shpendët e egra për të përcaktuar praninë e mundshme të gripit të shpendëve", thekson Babovski.

Ai rikujton se sëmundja zakonisht përhapet përmes shpendëve shtegtarë, të cilët konsiderohen si rezervuari i saj dhe prej saj sëmuren kryesisht zogjtë. ls/

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR