• e diel, 22 dhjetor 2024

Pas festave, DAP do të dalë me informacione për kompanitë nga sektori i naftës që iu shmangën taksave

Pas festave, DAP do të dalë me informacione për kompanitë nga sektori i naftës që iu shmangën taksave

 

Shkup, 4 janar 2024 (MIA) - Pas festave të fundvitit, Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) pritet të dalë me informacione për kompanitë nga biznesi i naftës që kanë shmangur taksat.

Drejtoresha e Drejtorisë së të ardhurave publike, Sanja Lukarevska, sot deklaroi se deri në mesnatë duhet të përfundojë regjistrimi në një pompë tjetër të benzinës dhe se është një rrjet që përfshin tri pompa të njohura të benzinës nga rajone të ndryshme të vendit.

"Sot në mesnatë duhet të përfundojmë me regjistrimin në një pompë benzine. Bashkëpunimi me tatimpaguesit është pak më i vështirë. Në realizimin e regjistrimit do të përfshihet i gjithë kapaciteti i Drejtorisë Rajonale të DAP-it në Shtip. Fjala është për një rrjet të veçantë, por edhe për tri pompa të njohura të benzinës nga rajone të ndryshme të vendit, pas së cilës do të japim njoftim përkatës pas përfundimit të regjistrimit dhe pas festave", tha Lukarevska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit pas konferencës së përbashkët për shtyp me ministrin e Financave, Fatmir Besimi dhe drejtorin e Drejtorisë doganore Stefan Bogoev. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR