• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pas disa muajve ngecje është miratuar Ligji për rinovimin e gjelbërimit të BE-së

Pas disa muajve ngecje është miratuar Ligji për rinovimin e gjelbërimit të BE-së

Bruksel, 17 qershor 2024 (MIA) - Ministrat përgjegjës për mjedisin jetësor të vendeve anëtare të BE-së në takimin e sotëm në Luksemburg me shumicë të kualifikuar e miratuan Ligjin për rinovimin e natyrës së Unionit, që është hapi i fundit në miratimin e kësaj rregullore e cila është pjesë e Marrëveshjes së Gjelbër.

 Ashtu siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, procedura për miratimin e Ligjit ishte në qorrsokak me muaj të tërë, pasi në shkurt me shumicë të ngushtë u mbështet nga Parlamenti Evropian, pasi që mbeti të miratohet nga Këshilli i BE-së,  pra nga përfaqësuesit e vendeve anëtare të bllokut.

 Ligji u miratua pasi Austria dhe Sllovakia, të cilat më parë kishin shprehur rezerva për dokumentin, ndryshuan qëndrimin e tyre dhe mbështetën tekstin ligjor në votimin e sotëm në seancën e Këshillit të Mjedisit Jetësor në Luksemburg.

Me këtë është siguruari një shumicë të kualifikuar nga të paktën 20 vende në të cilat jeton 65 për qind e popullsisë së BE-së. Në vendet të cilat sot votojnë për Ligjin e rinovimit të mjedisit jetësor 66 për qind e qytetarëve të Unionit.

 Ligji parashikon objektiva të detyrueshëm për restaurimin e 20 për qind të ekosistemeve të shkatërruara në BE, si pyjet, kullotat, ligatinat, lumenjtë dhe liqenet, deri në vitin 2030 dhe të gjitha ekosistemeve të tjera deri në vitin 2050.

 Versioni fillestar i ligjit parashikonte objektiva më ambicioze, por këto u “zbutën” nën presionin e protestave të bujqve, të cilët kërkuan refuzimin e rregullores, duke pretenduar se ajo kërcënonte jetesën e tyre. Kështu, nën presionin e fermerëve, u shtua një dispozitë se disa objektiva mund të hiqeshin nëse konstatohet se kërcënojnë sigurinë ushqimore.

 Ligji do të hyjë në fuqi 20 ditë pas shpaljes në gazetën Zyrtare të BE-së. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR