• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Partnerët e koalicionit në takim në selinë e LSDM-së

Partnerët e koalicionit në takim në selinë e LSDM-së

Shkup, 23 janar 2023 (MIA) - Në selinë e LSDM-së qeveritare po zhvillohet takimi me partnerët e koalicionit për të diskutuar për zgjerimin e mundshëm të koalicionit qeveritar, në kuadër të arritjes së shumicës parlamentare për ndryshimet kushtetuese.

Bisedimet i udhëheq sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Mile Zeçiveq, ndërsa në mesin e të pranishmëve janë edhe liderët e PRSD-së, RDM-së dhe Lidhjes Demokratike, Goran Misovski, Maja Moraçanin dhe Pavle Trajanov.

Në takim nuk mori pjesë kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili ishte në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë në kabinetin e presidentit Stevo Pendsarovski.

Kryetarja e RDM-së, Maja Moraçanin, para takimit deklaroi se deri më tani nuk kanë pasur asnjë bisedë dhe as ndonjë informacion konkret, përveç asaj që është shpërndarë në media.

"Dua të dëgjoj së pari informatat, çfarë po planifikohet, cili është qëllimi i një rritjeje të mundshme të shumicës, çfarë do të thotë si në aspektin programor ashtu edhe në lidhje me vendimet e personelit, dhe sigurisht çfarë është e rëndësishme për RDM-në, ne duam të imponojmë çështjet dhe temat që janë të rëndësishme për ne që të zbatohen", tha Moraçanin.

Lideri i LD-së, Pavle Trajanov tha se Qeveria, do të mbështesë rikonstruimin e Qeverisë do ta mbështesin nëse respektohet amendamenti 6 i Kushtetutës.

Më herët, disa nga partitë e koalicionit të pushtetit konfirmuan për MIA-n se kryeministri dhe lider i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, sonte në orën 20:00 në Klubin e deputetëve do të ketë takim me liderët e partnerëve të koalicionit të LSDM-së.

Kovaçevski më herët në një prononcim për gazetarët tha se ka biseduar dhe se sot do të bisedojë me një pjesë të mirë të partnerëve të koalicionit për, siç thotë ai, temat që janë të rëndësishme për punën e Qeverisë dhe janë me interes për qytetarët, siç është vazhdimi i rrugës evropiane të vendit. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR