• e hënë, 23 dhjetor 2024

Partitë qeveritare i kanë riafirmuar qëndrimet për ndryshime kushtetuese, VMRO-DPMNE e ndërpret komunikimin zyrtar me pushtetin

Partitë qeveritare i kanë riafirmuar qëndrimet për ndryshime kushtetuese, VMRO-DPMNE e ndërpret komunikimin zyrtar me pushtetin

Shkup, 9 korrik 2023 (MIA) - LSDM-ja në pushtet dhe Partia Liberal-Demokratike dje, në mbledhjet e këshillave qendror të partive, edhe një herë theksuan përkushtimin e tyre për të sjellë ndryshime kushtetuese për të vazhduar rrugën evropiane të vendit. VMRO-DPMNE-ja opozitare, nga ana tjetër, përmes deklaratës së liderit të saj, Hristijan Mickoski, ka njoftuar se po e ndërprenë komunikimin zyrtar me qeverinë për ndryshimet kushtetuese, duke theksuar se mund të bisedohet vetëm për zgjedhje të shpejta të parakohshme në vjeshtë.

Këshilli qendror i LSDM-së sot mbajti mbledhje onlajn në të cilën u sollën disa konkludime. Mes tjerash, vlerësohet se procesi i skriningut në kuadër të negociatave me BE-në po zhvillohet mirë dhesë shpejtë do të finalizohez me sukses. Qeveria e kryesuar nga LSDM, së bashku me partnerët e koalicionit, siç potencohet, mbetet e përkushtuar në reformat e nevojshme për vazhdim të rrugës evropiane të vendit dhe realizim të qëllimit strategjik, anëtarësimit në BE.

"Integrimi evropian i vendit duhet të jetë obligim i secilës parti politike. Prandaj të gjitha partitë relevante parlamentare dhe të gjithë deputetët të cilët të ardhmen e vendit e shohin si vend i barabartë - anëtar i BE-së duhet t'i mbështesin ndryshimet kushtetuese", theksojnë nga LSDM.

Në kumtesë potencohet edhe se në dy javët e ardhshme, amandamentet e Kushtetutës do të shqyrtohen nga ana e Qeverisë dhe do të publikohen. Më pas ato do t'i parashtrohen Kuvendit pas çka do të pasojë edhe procesi i diskutimit në pajtim me procedurën kuvendore.

Pas masave të zbatuara ekonomike si përjgigje ndaj ekonomisë globale dhe krizës energjetike, ekonomia e vendit, siç vlerësojnë në partinë në pushtet, vazhdon të rritet në pozitivitet, aktiviteti ekonomik por rritet, inflacioni shënon uëje konstante me muaj dhe tashmë është reduktuar në 9 për qind.

LSDM e riafirmoi qëndrimin e partisë, dhënë para qytetarëve në Bosilovë, Vasilevë dhe Novo Sellë, lidhur me procedurën për hapje të minierës në Illovicë, të filluar nga Qeveria e Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së, në kohën kur Mickoski ishte këshilltar i tij.

Qëndrojmë në rrugën drejt Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, por me angazhime të fuqishme për sundimin e drejtësë dhe reformave në sistemin e jurisprudencës, ishte konkluzioni nga se

Qëndrojmë në rrugën drejt Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, por me angazhime të fuqishme për sundimin e drejtësë dhe reformave në sistemin e jurisprudencës, ishte konkluzioni nga seancën e sotme e tretë të Këshillit qendror të Partisë Liberaldemokratike.

Siç deklaori kryetarja e PLD-së, Monika Zajkova, mbështetëse e ndryshimeve kushtetuese do të thotë mbështetje e të ardhmes evropiane të qytetarëve dhe progresit të Maqedonisë së Veriut në rrugën eurointegruese.

"Kemi përgatitur platformë të nismave ligjore serioze, të cilët do të kontribuojnë për përmirësimin e gjendjes në sistemin juridik dhe zerimin e ndikimit politik", shtoi Zajkova.

Partia bëri të ditur se janë duke përgatitur nisma lokale që duhet të kalojnë për një përditshmëri më të mirë të qytetarëve.

All official communication at the bilateral level with government officials is suspended. This unanimous decision was taken last week at a session of the VMRO-DPMNE’s executive committee, VMR

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Mickovski në një deklaratë për media tha se po ndërpriten të gjitha komunikimet zyrtare në nivel bilateral me përfaqësuesit e qeverisë.

"Ky vedim unanim është marrë javën e kaluar në seancën e Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së", deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.

Ai theksoi se nuk ka asgjë në tavolinë për ndryshimet kushtetuese, gjegjësisht për një gjë duhet të pajtohet me partitë në pushtet, ajo janë zgjedhjet e shpejta të parakohshme këtë vjeshtë.

"Ka vetëm një gjë dhe ajo është të ulemi dhe të pajtohemi për zgjedhjet, kur do të mbahen zgjedhjet, si do të zhvillohen zgjedhjet, në çfarë mënyre - me një qeveri teknike, pa një qeveri teknike apo gjithçka që lidhet me zgjedhjet. Nga ky moment nuk do të flas më për ndryshimet kushtetuese, por e vetmja gjë për të cilën do të doja të flisja është që të ulem në tryezë dhe të flasim për zgjedhje të shpejta të parakohshme parlamentare këtë vjeshtë", tha Mickoski.

Ndaj deklaratës së Mickoskit ka reaguar LSDM-ja duke theksuar se ai në vend që të punojë në integrim, dëshiron të paraqitet si njohës i izolimit dhe bllokadave.

Ndryshe, dje në margjinat e Forumit të Dubrovnikut 2023 u mbajt takimi i parë i ministrit të Punëve të Jashtme Bujar Osmani me zëvendëskryetaren e Qeverisë bullgare dhe ministren e Punëve të Jashtme Maria Gabriel, pas emërimit të Qeverisë së re në Sofje.

Në takim, ministrat shkëmbyen mendime për punën e grupeve punuese sektoriale, rezultatet e të cilave janë konkrete dhe të dukshme për qytetarët e të dy vendeve, duke rikonfirmuar rëndësinë e tyre për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e përgjithshëm.

"Theks i veçantë në bisedimet u vu në perspektivën europiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kontekstin e momentumit të ri integrues të krijuar në kuadër të Unionit", theksohet në kumtesën e MPJ-së.

Osmani shprehu kënaqësinë që me formimin e Qeverisë së re në Bullgari krijohen perspektiva shtesë për një dialog politik më intensiv dhe në këtë mënyrë shtohen mundësitë për forcimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy fqinjëve. mb/

 

ФОТО: МИА Архива

 

QËNDRONI TË LIDHUR