• e hënë, 23 dhjetor 2024

Partitë opozitare shqiptare të gatshme me amandamente t'i dislokojnë lojërat e fatit nga objektet shkollore dhe fetare, nga BDI theksojnë se opozita i bllokon ndryshimet për Propozim-ligjin për lojëra të fatit

Partitë opozitare shqiptare të gatshme me amandamente t'i dislokojnë lojërat e fatit nga objektet shkollore dhe fetare, nga BDI theksojnë se opozita i bllokon ndryshimet për Propozim-ligjin për lojëra të fatit

Shkup, 2 tetor 2023 (MIA) - Fadil Zendeli, deputet nga Lëvizja Besa në emër të frontit opozitar shqiptar sot në konferencë për shtyp theksoi se ata nuk dakordohen me zgjidhjen që kazinot të locohen 500 metra larg shkollave dhe objekteve fetare, që është pjesë e dispozitave të ndryshimeve të bllokuara të Ligjit për lojëra të fatit.

Zendeli konsideron se ajo distancë është e parëndësishme dhe janë të gatshëm "me amandamente t'i dislokojmë tërësisht këto burime të së keqes nga mjediset urbane larg nha të rinjtë dhe qytetarët e rrezikuar social".

"Ligji për lojërat e fatit ishte nër end dite të mbledhjes plenare para gjashtë muajve dhe për të Kuvendi kursesi të veprojë. Interesi i pushtetit për këto ndryshime u zhduk në mënyrë misterioze. Duke marrë parasysh se kryetar i Komisionit kuvendor për çështje evropiane është nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, sot i parashtrojmë pyetjet në vijim: nëse shkaku për bllokimin e ndryshimeve të Ligjit për lojërat e fatit janë Përparim Bajrami, njeri i afërt dhe ish-asistent në Kuvend i Artan Grubit, ndërsa tani drejtor i Lotarisë shtetërore? Apo ndoshta Artin Spahiu, kryetar i degës së BDI-së në Dibër dhe anëtar i kryesisë së BDI-së, njeri i besueshëm i të pashmangshmit Artan grubi, i cili është anëtar aktual i Këshillit mbikëqyrës në Videolotarinë e re shtetërore? Apo Havushe leskovica Ismaili e cila është shefe e kabinetit të zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe anëtare e Këshillit mbikëqyrës të Videolotarisë së sapoformuar shtetërore? Nëse shkaku për bllokadë ështëe dhe Omer Bunjalu, mik personal dhe anëtar i kabinetit të Artan Grubit, anëtar i Këshillit mbikëqyrës të Videolotarisë së re shtetërore? Apo ndërkaq Nadie Hoxha, bashkëshortja e trashëguesit të Artan grubit në organizatën joqeveritare "Zgjohu", e cila gjithashtu është anëtare e Këshillit mbikëqyrës të Videolotarisë së re shtetërore? A do të guxojnë Arbër Admei dhe Talat Xhaferi t'i pranojnë opinionit se edhe në Kuvend dëgjohet vetëm zëri i Artan Grubit", tha Zendeli.

Përmes një konference për shtyp ka reaguar nënkryetari dhe deputet i BDI-së Arbër Ademi, i cili theksoi se VMRO-DPMNE dhe e a.q. opozita e bashkuar shqiptare e bllokuan Propozim-ligjin për lojërat e fatit.

"Me keqardhje e kuptuam edhe rolin në kohën e fundit të zëdhënësit të VMRO-DPMNE-së, dhe të a.q. opozitës së bashkuar shqiptare. Të gjitha punët që i fillon VMRO-DPMNE, e a.q. Opozita e bashkuar shqiptare, i vazhdon dhe i mbështet. Së bashku e bllokuan Propozim-ligjin për lojërat e fatit. Vetëm t'ju kujtoj, në qershor të vitit 2021, versioni i parë ishte dorëzuar në Kuvend, në procedurë të rregullt, ku ka qenë si komisioni amë i caktuar - Komisioni për financim dhe buxhet, i udhëhequr nga kuadri dhe deputeti i VMRO-DPMNE-së. Asnjëherë deri më tani, në përgjithësi me keqpërdorim të Rregullores nuk është konvokuar seancë për këtë pikë. Deputetët nuk patën mundësi të deklarohen me vullnetin e tyre, nëse janë pro ose kundër këtij Propozim-ligji. Në fakt, Kuvendi e ka pasur të pamundur të mbajë qëndrim për këtë çështje duke i shkelur të gjitha procedurat afariste", tha Ademi.

Për këto arsye, sipas tij, Qeveria u detyrua para disa muajsh që të miratojë Propozim-ligj me flamur evropian, sepse është  harmonizuar me direktivat e BE-së dhe ta dorëzojë në Kuvend.

"Megjithatë e njëjta gjë ndodhi përsëri. VMRO-DPMNE dhe e a.q. opozita e bashkuar shqiptare ishte dhe është kundër miratimit të këtij ligji. Ndërsa kundër miratimit të këtij ligji janë edhe shoqatat e kazinove. Tani parashtrohet pyetja, cilat interesa mbrojnë nga parti të caktuara politike, interesi publik ose interesi financiar i kazinove. Nëse deputetët janë për heqjen e kazinove, objekteve të lojërave të fatit, bastoreve afër shkollave fillore dhe të mesme, e kanë rastin për konvokim të shpejtë të seancës edhe për këtë pikë,   ndaj le të shohim fytyrën e çdo deputeti dhe çdo partie politike që vepron në Kuvend qoftë për miratimin e këtij ligji apo kundër tij. Ndërsa kundër miratimit të këtij ligji janë vetë kazinotë, Shoqata e Kazinove me një shkresë dërguar të gjitha grupeve parlamentare ku kundërshtojnë miratimin e këtij ligji. A jemi në anën e interesit publik, këtë do ta manifestojmë duke shprehur vullnetin tonë për miratimin e këtij ligji apo jemi për mbrojtjen e monopolit, dhe kundër liberalizimit të kësaj industrie dhe mbrojtjes së interesit financiar të kazinove", tha Ademi. sa/ab/

Foto: МIА Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR