• e martë, 24 dhjetor 2024

Partitë nga Lidhja evropiane për ndryshim formuan një grup parlamentar, koordinatore Safije Sadiki Shaini 

Partitë nga Lidhja evropiane për ndryshim formuan një grup parlamentar, koordinatore Safije Sadiki Shaini 

Shkup, 13 nëntor 2023 (MIA) - Deputetë nga partitë Lëvizja demokratike, Lëvizja Besa dhe Alternativa të cilët janë pjesë e koalicionit Lidhja evropiane për ndryshim prej sot do të veprojnë në një grup parlamentar, koordinatore e të cilit do të jetë deputetja Safije Sadiki Shaini.

Në grupin ka gjashtë deputetë dhe siç tha Gashi janë të hapur për të gjithë deputetët që duan t'u bashkohen.

"Pas zyrtarizimit të koalicionit, lidhja jonë sot vendosi t'i bashkojë deputetët në një grup parlamentar. Në frymën e vendimit të organeve tona partiake, sot i kemi dorëzuar kryetarit të Kuvendit njoftim se tash e tutje do të kemi një grup të përbashkët parlamentar", tha në konferencë për shtyp në Kuvend lideri i Alternativës, Afrim Gashi.

Në këtë mënyrë, theksoi Gashi, Lidhja evropiane për ndryshim synon të shfrytëzojë të gjitha mundësitë që i jep Kuvendi për veprimin e grupeve parlamentare. "Megjithëse mandati parlamentar është afër fundit, ne besojmë se ka shumë çështje dhe procese të hapura që kanë të bëjnë me të ardhmen evropiane të vendit, për të cilat Lidhja është seriozisht e interesuar të ndihmojë", theksoi Gashi.

Ai apeloi që kryetari i Kuvendit Xhaferi, siç tha, të mos e prolongojë zgjedhjen e anëtarit të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve, i cili i takon opozitës, sepse kjo e bën atë bashkëfajtorë në mos respektimin e ligjit.

Zëvendës koordinatore e grupit parlamentar do të jetë deputetja Merita Koxhaxhiku. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR