• e hënë, 23 dhjetor 2024

Partitë më të mëdha maqedonase këtë fundjavë do t'i promovojnë listat e kandidatëve për deputetë

Partitë më të mëdha maqedonase këtë fundjavë do t'i promovojnë listat e kandidatëve për deputetë

 Shkup, 30 mars 2024 (MIA)  - Partitë më të mëdha maqedonase këtë fundjavë do t'i promovojnë listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. VMRO-DPMNE-ja opozitare paralajmëroi se sot do t'i promovojë kandidatët për deputetë të koalicionit "Maqedonia Jote", ndërsa sipas paralajmërimeve LSDM-ja nesër do t'i promovojë listat për deputetë të Koalicionit për Ardhmërinë Evropiane.

 Në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, tashmë janë kristalizuar pesë koalicione dhe dy parti që do të shkojnë të pavarura. Edhe më pak se një javë deri në fillimin zyrtar të fushatës zgjedhore, janë definuar koalicionet  - "Koalicioni për Ardhmëri Evropiane" i udhëhequr nga LSDM-ja, koalicioni "Maqedonia Jote" i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, koalicioni "Guximshëm për Maqedoninë" i udhëhequr nga GROM-i, koalicioni "Fronti Europian" i udhëhequr nga BDI-ja dhe koalicioni "VLEN" i opozitës shqiptare. Të pvarur në zgjedhje, sipas paralajmërimeve të deritanishme, "E Di"- Për Maqedoninë tonë dhe partia e"E Majta".

Pjesëmarrësit në zgjedhje deri më 2 prill duhet t'i dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. Zgjedhjet parlamentare janë caktuar për më 8 maj, ndërsa javën e ardhshme më 4 prill fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet e shtata presidenciale për të cilat në raundin e parë do të votohet më 24 prill.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR