• e mërkurë, 14 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Partia opozitare Demokratit fitoi zgjedhjet në Grenlandë

Partia opozitare Demokratit fitoi zgjedhjet në Grenlandë

Nuk, 12 mars 2025 (MIA) - Partia opozitare pro-biznesit e Grenlandës, Demokratit, fitoi zgjedhjet parlamentare të së martës, të nxitur nga dëshira e presidentit amerikan Donald Tramp për të marrë kontrollin e ishullit më të madh në botë, i cili është territor gjysmë autonom danez.

Demokratit, i cili angazhohet për një qasje graduale ndaj pavarësisë së Grenlandës nga Danimarka, siguroi 29,9 përqind të votave, që është një rritje e madhe prej 9,1 për qind që fitoi në zgjedhjet e vitit 2021.

 Rezultatin e dytë më të mirë e arriti edhe një tjetër parti opozitare, Nalerag, e cila fitoi 24,5 për qind të votave. Ajo angazhohet për proces më të shpejtë të mundshëm për pavarësinë dhe ndarjen e Grenlandës nga Danimarka.

 "Njerëzit duan ndryshim... Ne duam më shumë vende pune për të financuar mirëqenien tonë," tha Jens-Frederik Nilsen, lideri demokrat dhe ish-ministër i Industrisë dhe Mineraleve.

 "Nuk duam pavarësinë nesër, duam themele të mira," deklaroi Nilsen në Nuk.

 Tani do të bisedojë me partitë e tjera në përpjekje për të formuar një koalicion qeverisës.

 Partia qeverisëse Inuiti Atakatigiit dhe partneri i saj Siumut, të cilët gjithashtu po ndjekin një rrugë të ngadaltë drejt pavarësisë, fituan së bashku 36 përqind të votave, një rënie e madhe nga 66,1 përqind që fituan katër vjet më parë. qa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR