Partia e Maduros fitoi 256 nga 285 vende parlamentare në parlamentin e Venezuelës
- Partia socialiste e bashkuar e Venezuelës (OSP), e udhëhequr nga presidenti aktual Nikolas Maduro, fitoi shumicën absolute në Asamblenë Kombëtare, me 256 nga gjithsej 285 vende parlamentare, njoftoi shefi i shtabit zgjedhor, Horhe Rodrigez.
- Post By Lindita Sulejmani
- 08:37, 27 maj, 2025
Karakas, 27 maj 2025 (MIA) – Partia socialiste e bashkuar e Venezuelës (OSP), e udhëhequr nga presidenti aktual Nikolas Maduro, fitoi shumicën absolute në Asamblenë Kombëtare, me 256 nga gjithsej 285 vende parlamentare, njoftoi shefi i shtabit zgjedhor, Horhe Rodrigez.
"Çavizmi fitoi 256 nga 285 vendet parlamentare, ndërsa opozita fitoi gjithsej 29", deklaroi Rodrigez pas zgjedhjeve të mbajtura të dielën.
Rezultatet zyrtare ende i pret opinioni, por sipas shifrave të fundit, OSP fiton me 82,68 për qind të votave.
Edhe në zgjedhjet për autoritetet lokale, socialistët e Maduros arritën fitore bindëse - duke fituar 23 nga 24 pozicione guvernatori. Ndryshe nga zgjedhjet e vitit 2021, kur opozita fitoi në katër shtete, këtë herë rezultatet e saj u përkeqësuan ndjeshëm. ls/
Foto: Arkiv