• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Parlamenti ukrainas vazhdoi gjendjen e jashtëzakonshme

Parlamenti ukrainas vazhdoi gjendjen e jashtëzakonshme

Kiev, 27 korrik 2023 (MIA) - Parlamenti në Ukrainë me shumicë të madhe votoi për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme  në vend edhe për 90 ditë, me çka praktikisht u hodh poshtë mundësia për mbajtjen e zgjedhjeve të cilat duhej të mbaheshin në tetor.

Gjendja e jashtëzakonshme është në fuqi nga 24 shkurti i vitit të kaluar, ditën kur Rusia e filloi pushtimin e saj. Vazhdimi i sotëm do të thotë se tani do të zgjasë të paktën deri më 15 nëntor.

Ligji, i cili u ndalon burrave të moshës prej 18 deri në 60 vjeç ta braktisin vendin sepse mund të mobilizohen, prej atëherë ishte vazhduar disa herë. Sipas Kushtetutës ukrainase, gjatë gjendjes së jashtëzakonshme nuk mund të mbahen zgjedhje. Kjo është hera e parë që zgjedhjet kombëtare në Ukrainë të anulohen që nga fillimi  i luftës.

Për momentin nuk dihet se kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare. Megjithatë, zgjedhjet presidenciale janë planifikuar për në marsin e vitit të ardhshëm dhe presidenti aktual Volodimir Zelenski, ende nuk e ka konfirmuar nëse do të kandidojë për rizgjedhje. Kur u zgjodh për herë të parë në vitin 2019, Zelenski premtoi të shërbente vetëm një mandat, por në maj të vitit 2021 ai tha se nuk kishte marrë një vendim përfundimtar. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR