Parlamenti ukrainas miratoi një rezolutë me të cilën konfirmohet legjitimiteti i Zelenskit
- Parlamenti ukrainas miratoi rezolutë me të cilën konfirmohet legjitimiteti i Vollodimir Zelenskit si president, ndërsa në të njëjtën kohë e hodhi poshtë mundësinë për mbajtjen e zgjedhjeve deri në fund të luftës.
- Post By Sara Ademi
- 13:04, 25 shkurt, 2025
Kiev, 25 shkurt 2025 (MIA) - Parlamenti ukrainas miratoi rezolutë me të cilën konfirmohet legjitimiteti i Vollodimir Zelenskit si president, ndërsa në të njëjtën kohë e hodhi poshtë mundësinë për mbajtjen e zgjedhjeve deri në fund të luftës.
Rada ukrainase e miratoi rezolutën në tentim të dytë, pasi dje nuk kishte vota të mjaftueshme për mbështetjen e miratimit të saj.
Zelenski të dielën tha se do të tërhiqet nëse kjo sjell paqe në Ukrainë, duke shtuar se këtë do ta bëjë madje edhe nëse kjo do të thotë se vendi i tij do të fitojë anëtarësim në NATO.
Siç përfundoi Parlamenti, Zelenski fitoi pushtetin në zgjedhjet legjitime dhe mandati i tij nuk ishte diskutuar. Në rezolutë citohet edhe se zgjedhjet nuk mund të mbahen derisa nuk hiqet gjendja luftarake, vetëm pasi të arrihet paqe e drejtë dhe e qëndrueshme.
Zelenski u bë president me fitore të bindshme në vitin 2019, por mandati i tij skadoi në maj të vitit të kaluar, ndërsa Ukraina për momentin është në gjendje lufte në të cilën, sipas kushtetutës së vendit, nuk mund të mbahen zgjedhje. Shumica e ukrainasve, si dhe partitë opozitare udhëheqëse, pajtohen se mbajtja e zgjedhjeve kredibile derisa zgjat lufta nuk mund të mbahen sepse miliona ukrainas janë në vende të huaja si refugjatë, ndërsa qindra mijë luftojnë në vijën e parë. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s