• e hënë, 23 dhjetor 2024

Parlamenti spanjoll në fund të shtatorit do të votojë për zgjedhjen kryeministrit të ri

Parlamenti spanjoll në fund të shtatorit do të votojë për zgjedhjen kryeministrit të ri

 Madrid, 23 gusht 2023 (MIA) - Dhoma e Ulët e Parlamentit spanjoll më 26 dhe 27 shtator pritet të votojë për zgjedhjen e liderit të Partisë Popullore Konservatore (NP) Alberto Nunes Fejho për kryeministër të ri të vendit. tha kryetarja e Dhomës së Ulët, Fransina Armengol, cituar nga DPA.

 "Kjo do t'i japë  kohë të mjaftueshme Fejhos  për të negociuar me partitë e tjera, shpjegoi Armengoli.

 Pritjet në Spanjë ishin që data e pronocimit të deputetëve të caktohej shumë më herët.

 Pas konsultimeve dyditore të mbretit Felipe i Gjashtë me liderët e partive parlamentare, monarku mbrëmë ia dorëzoi mandatin për formimin e qeverisë së re 61-vjeçarit Fejho.

 Që të miratohet zgjedhja në raundin e parë të votimit, kandidati për kryeministër duhet të mbledhë një shumicë prej të paktën 176 vota të deputetëve.

 Pavarësisht fitores së NP-së në zgjedhjet e parakohshme të 23 korrikut, Fejho nuk ka mbështetje të mjaftueshme nga partitë e tjera për ta trashëgojë kryeministrin kalimtar Pedro Sançez. Prandaj socialisti është i bindur se ka një shans real për të qëndruar në funksion.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR